Shqiptarja.com dhe A1 Report ka arritur të sigurojë ekskluzivisht dy vendimet e Këshillit të Rregullim Territorit të Vlorës, që prokuroria e Vlorës akuzon kryebashkiakun Shpëtim Gjika se e ka falsifikuar. Bëhet fjalë për vendimin e datës 15. 7. 2010 , dhe 24.03.2010 të KRRT, ku Shpëtim Gjika është dhe kryetari i këtij Këshilli.

Sipas prokurorisë Shpëtim Gjika në bashkëpunim me Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Zbardhen vendimet e KKRT nuk ben fjale per leje ndertimi