Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur vendimet e Komisionit të Disiplinës mbi ngjarjet në stadiumet e Superiores. Sipas raportimeve, trajneri i KF Partizani, Sulejman Starova dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përseritje të shkeljeve disiplinore.

Marko Radas, mesfushori i KF Skënderbeu është pezulluar me dy ndeshje nga aktiviteti dhe 100 mijë lekë gjobë. Ai u dënua për sjellje ofenduese dhe fair play, në bazë të nenit 56/1.a).
KF Lushnja dënohet me 200 mijë lekë për sjellje të gabuar të tifozëve duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS.

Sherif Idrizi, zyrtar i KF Flamurtari U-17 pezullohet me dy ndeshje nga aktiviteti dhe me gjobë në masën 100 mijë lekë, e cila do të aplikohet në masën 3% sipas nenit 136/1/b të KDS. Kundër vendimit lejohet ankim brënda tre ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Redaksia Online
S.K./Shqiptarja.com