Zbardhet atentati i një viti më parë në Greqi, shqiptari me precedentë të rëndë penale tentoi të vriste një 39-vjeçar teksa ishte në makinë me nënën

Zbardhet atentati i një viti më parë në Greqi, shqiptari me precedentë të rëndë penale tentoi të vriste një 39-vjeçar teksa ishte në makinë me nënën

Policia greke ka zbardhur atentatin ndaj një 39-vjeçari, që fatmirësisht përfundoi pa viktima dhe ka identifikuar autorin, një shqiptar me precedentë të rëndë penale.

Prokuroria greke ka ngritur akuzë ndaj shqiptarit Geni Cato nga Përmeti, aktualisht i paraburgosur në Greqi. 37-vjeçari shqiptar akuzohet se ka tentuar të vrasë një 39-vjeçar, teksa ishte në makinë me nënën e tij.

Ai do përballet me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, e cila ka ndodhur më 8 dhjetor 2023, pak para orës 6 të mëngjesit.

Sipas mediave greke, dy persona me tiparet e fytyrës të mbuluara dhe teksa udhëtonin me një motoçikletë pa targa, i janë afruar kamionit në të cilin lëvizte 39-vjeçari dhe nëna e tij. Papritur pasagjeri hapi zjarr drejt shoferit dhe për fat plumbat nuk e kapën atë.

Nga kamerat e sigurisë rezultoi se autorët u larguan në drejtim të një rruge, ndërsa pasagjeri zbriti dhe më pas u hodh nga një gardh dhe u zhduk. 39-vjeçari shqiptar në gjendje shoku nuk ka mundur të tregojë asnjë autor të mundshëm për sulmin ndaj tij dhe se nuk kishte dallime me askënd.

Siç ka thënë ai në polici, ka tentuar të ndiqte autorët por nuk ka arritur pasi kanë ndjekur rrugë të ndara. Vëllai i viktimës, i cili gjithashtu zotëron kamionin, ka dëshmuar pranë autoriteteve se ndoshta ka qenë objektivi për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore që ka pasur për një biznes të tijin.

Në fakt, ai kishte qenë shënjestër në të kaluarën pasi ishte sulmuar nga persona të panjohur një muaj më parë, pikërisht më 9.11.2023. Sulmi është denoncuar në polici dhe ka nisur hetimi paraprak

Autoritetet identifikuan të dyshuarin nga kamerat e sigurisë. Ai është Geni Cato, 37 vjeç nga Përmeti, person me precedentë të rëndë penalë. Avokati i tij, Aleksandros Papaioannidis, tha për mediat greke se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me këtë rast konkret.

“Nuk ka asnjë ADN që e identifikon dhe as ndonjë element tjetër që e ‘vendos’ në skenën e të shtënave. Ai nuk e njeh 39-vjeçarin dhe nuk ka asnjë kontakt me mjedisin e tij. Gjatë hetimit do të ekspozojmë te gjitha faktet”, tha ai. 

Në korrik të këtij viti, Catos iu komunikua një tjetër akuzë në burgun e Nafplios ku ndodhet. Ai u akuzua si pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba në biznese, kryente shpërthime, zjarrvënie, dëmtime trupore, falsifikime, vjedhje e trafik droge.

Geni Cato, 37 vjeç, rezulton i arrestuar në 2011 për “prishje të qetësisë në familje”, “hyrje dhe qëndrim i paligjshëm në Greqi”, “rezistencë ndaj policisë”, “falsifikim” dhe “shkelje të ligjit mbi emigrantët”, në 2012 është arrestuar për “vjedhje”.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë