Çelja e punimeve të Asamblesë do të bëhet nga Gramoz Ruci. Më pas punimet do të vazhdojmë me prezantimin e 5 raporteve të grupeve të punës, që u ngritën me urdhër të kryetarit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.
Raportet e grupeve të punës do të prezantohen nga Balla, Ekonomi, Peleshi, Ahmetaj dhe Gjylameti.
Niko Peleshi në cilësinë e kryetarit të grupit të punës për reformën në administratë do të prezantojnë të dielën përpara asamblesë socialiste formatin e qeverisë së re.
Ndërsa Edi Rama pas bilancit të zgjedhjeve të 25 qershorit do të prezantojë edhe sfidat për mandatin e dytë.
Ditën e diel shqiptarët do të njihen më një strukturë të re qeverisëse e cila do të ketë më pak ministri, pas bashkimit të disa prej tyre mes njëra-tjetrës.
Rendi i ditës në Asamblenë e PS
1. Çelja e punimeve te Asamblese nga kryetari i Asamblese dhe Sekretari i Pergjithshem –Gramoz Ruci; Miratimi I rendit te dites
2. Raporti i grupit te punes per veprimtarine parlamentare –Taulant Balla (7min)
3. Raporti i Degjesave Publike, permbledhja e 12 qarqeve – Milva Ekonomi (7min)
4. Raporti i Grupit te Punes per Ristrukturimin e institucioneve –Niko Peleshi (7min)
5. Raporti i Grupit te Punes per Lehtesimin e Procedurave Burokratike -Arben Ahmetaj (7min)
6. Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe Raporti i Grupit te Punes per Organizimin dhe Koordinimin Elektoral te PS (7min) -Blerina Gjylameti
7. Miratimi i projektvendimit per zgjedhjet e reja ne parti
8. Fjala permbyllese nga Kryetari i partise - Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidat e mandatit te ri
dy.b/shqiptarja.com