Zbardhet dëshmia e Valter Bamit: S’kam lidhje me atentatin ndaj Gentian Bejtjas, isha në shtëpi

Për herë të dytë në vetëm pak ditë, Valter Bami ka mohuar implikimin në atentatin me armë pranë banesës së Gentian Bejtjes ku u plagosën djemtë e këtij të fundit, 10 dhe 13 vjeç, dhe u vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, shofer në prokurorinë e Apelit. Gjatë marrjes në pyetje Valter Bami u ka qëndruar të njëjtave qëndrime të bëra edhe pas shoqërimit të parë, duke pretenduar se ishte në gjumë në orarin kur atentati ndodhi në Larushk. I përballur më provën e grupit hetimor, ekspertizën e barutit të gjetur në kyçin e dorës, Bami ka insistuar sërish se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Megjithatë, burime nga policia bëjnë me dije se 37-vjecari është zyrtarisht i dyshuar si një nga personat që ka qëlluar atë natë. Sipas policisë, dyshohet se gjatë ngjarjes, Valter Bami ka pasur doreza dhe pjesa e gishtave dhe pëllëmbës ka dalë e pastër. Deri tani ka vetëm një akuzë ndaj tij, armëmbajtje pa leje.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e tij, por u liruan pas marrjes në pyetje. Vëllai i Durim Bamit u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Tiranës pasi mikroskopi elektronik evidentoi shenja të barutit në kyçin e dorës së majtë të administruara direkt më shoqërimin menjëherë pas ngjarjes së 4 korrikut.

Prova konsiderohet e rëndësishme për grupin hetimor, ndërsa përgjigja e ekspertizës së armëve dhe gëzhoja është me interes po ashtu. Atentati që besohet se kishte si objektiv Gentian Bejtjen ndodhi 15 ditë pasi hyri në rrugë ilegale brenda vendit. Ai i shpëtoi plumbave pasi dyshohet se zbriti nga makina pak minuta para se agresorët të shkrehnin kallashnikovët drejt makinës ku ndodhej kunati me fëmijëve të tij të mitur të cilët tashmë janë jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e konflikteve të krijuara ndër vite, Bejtja i ka shpëtuar më parë dy atentateve dhe njihej si person me precedet penalë në të kalurën.

Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën. Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës.  I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:17
Report Tv siguron foton, kush është Valter Bami

1688717588_valterbami.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Valter Bamit, i arrestuar një natë më parë për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur. Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bamje: 08/07/2023 14:02

    Do ket gjithmon vrasje ne Shqiperi deri te brevi i trete. Keto gjera nuk i falen e brevi i trete apo i katert mund te bejn paqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim