Zbardhet dëshmia në gjyq e motrave Berisha: U provokuam! Kërkoj mëshirë, kam një fëmijë! Avokatja e Marielës: E gatshme ta ndihmojë Klean financiarisht për rehabilitimin e dëmeve fizike

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për motrat Berishaj, Antonela dhe Mariela, të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga në muajin gusht të këtij viti. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për Marielën dhe 'Detyrim paraqitje' për Antonelën.

Dëshmitë në gjyq:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, me vendimin numër 2664, datë 18.10.2024, me vendimin e saj, të shpallur dhe të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në séance, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët në këtë séancë gjyqësore:

Personia nën hetim, A. Berishaj, tha: ”Më vjen shumë keq për çfarë ka ndodhur. Nuk ka qënë aspak qëllim i yni që të ndodhte një ngjarje dhe aq më tepër një pasojë e tillë. Kemi shkuar në restorant, të dyja me motrën për të darkuar. Në një moment ajo është ngritur rrëmbyeshëm nga tavolina, e provokuar nga sjellja e viktimës. Në gjaknxehtësi e sipër, aty në moment, ka rrëmbyer një gotë dhe e ka qëlluar viktimën. Kam ndërhyrë mes tyre vetëm për t’i ndarë, dhe mbi të gjitha për të mbrojtur motrën time. Ka një vit që nuk ndihet aspak mirë. E provokuar në mënyra të ndryshme. Më vjen shumë keq dhe nuk e shikoj dot motrën time në këtë gjëndje. Kërkoj ndjesë, dhe jam e gatshme të bëj gjithçka për të normalizuar marrëdhëniet dhe për ta ndihmuar viktimën të rehabilitohet fizikisht, për sa na takon. Kërkoj ndjesë publike përpara Gjykatës.”

Avokatja, për personen nën hetim A. Berishaj, tha: “Ndihemi të keqardhura për gjithçka ka ndodhur. E pranojmë faktin penal, por A. nuk ka kryer veprime me asnjë qëllim për të dëmtuar dikë. Ajo ka ndërhyrë për të ndalur situatën dhe për të mbrojtur motrën e saj, e cila i ka kryer veprimet e saja në gjaknxehtësi e sipër. Asgjë nuk ka qënë, e planifikuar prej tyre. Nuk ka patur asnjë paramendim. Nuk ka patur asnjë qëllim për të dëmtuar fizikisht asnjeri. Ka qënë një incident i çastit. I momentit. Kërkojmë falje publike para Gjykatës, dhe shprehemi tërësisht pendues, duke qënë të gatshëm të përgjigjemi financiarisht për t’iu ndodhur viktimës në rehabilitimin e saj fizik.

Sa i përket veprimeve të A. mendojmë që nuk duhet të kualifikohen si fakt/ vepër penale, ndaj nuk ka asnjë arsye që ndaj saj të caktohet një masë sigurimi. Në të tilla kushte kërkojmë revokimin e masës së sigurimit personal “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, për shtetasen A. Berishaj.”

Personia nën hetim, M. Berishaj, tha: ”Kërkoj falje për çfarë kam bërë. Nuk e kam dëshiruar, dhe nuk e kam kërkuar apo planifikuar një situatë të tillë dhe aq më pak një pasojë të tillë. Kam mbi një vit që po kaloj një moment dhe një situatë të vështirë psikologjike. Jam në një bashkëjetesë, dhe kam një fëmi 2 vjeç, i cili ka nevojë për mua dhe për praninë dhe kujdesin tim. Kërkoj mëshirë.”

Avokatja, për personen nën hetim M. Berishaj, tha: “Një masë sigurimi më të butë se ajo që ka kërkuar prokurori, pasi ajo është pa asnjë preçedent penal, nuk ka asnjë arsye dhe asnjë shkak për të përsëritur veprime të njëjta apo të ngjashme, shprehet thellësisht e penduar, e pranon faktin penal, është e gatshme të normalizojë marrëdhëniet me viktimën, i kërkon publikisht falje asaj, si dhe gjykatës, njëkohësisht është e gatshme ta ndihmojë financiarisht për të përballuar shpenzimet e nevojshme për rehabilitimin e plotë dhe përfundimtar të dëmtimeve fizike që ka pësuar viktima. Së fundi, por tepër e rëndësishme, ajo është nën e një fëmije të mitur 2 vjeç. Aktualisht është i vetmi person që mundet të kujdeset për të, dhe prania e nënës për një fëmi në këtë moshë është e domosdoshme.”

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 18/10/2024 18:40

    Pasi " u relaksuan" ne Dubai, keto mantenuta te peshtira po bejne viktime. Gjykata nuk duhet te kete meshire per modele te tilla perverse qe promovojne prostitucion dhe dhune. Nese nuk i ndeshkon si duhet me maksimumin e parashikuar nga ligji, atehere kjo gjykate do jete pergjegjese per stimulimin e ketij modeli te qelbur dhe promovuese e dhunes.

    Përgjigju
    • Altin: 27/10/2024 09:26

      Plotesisht dakord! Dhuna eshte e patolerueshme, sidomos per persona publike qe behen shembull per rinine.

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027!

Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027!