Tiranë/ Dhunuan blogeren Klea Prenga, dalin në gjykatë dy motrat Berishaj! Arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën

TIRANË- Është mbajtur sot seanca gjyqësore për motrat Berishaj, Antonela dhe Mariela, të cilat dhunuan blogeren Klea Prenga në muajin gusht të këtij viti. Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për Marielën dhe 'Detyrim paraqitje' për Antonelën.

Seanca gjyqësore ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por për shkak të mungesës së Marielës u zhvendos për sot, 18 tetor. Report Tv solli edhe pamjet teksa Antonela Berishaj u paraqit në Gjykatën e Tiranës. 

Pas rreth dy muajsh në arrati,ku dyshohej se fshiheshin në Dubai, motrat Berishaj u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës më 16 tetor. 

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berishaj teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet. Sipas modeles ngjarja ka ndodhur të martën e 6 gushtit 2024 dhe teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë.

Shkak i dhunës barbare që motrat Antonela dhe Mariela Berishaj ushtruan mbi Prengën mendohet se është bërë dyshimi i Marielës se Klea kishte lidhje me bashkëshortin e saj prej të paktën një viti. 

Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berishaj akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:21
Gjykata e Tiranës vendosi arrest shtëpie për Marielën, detyrim paraqitje për Antonelën, reagon Klea Prenga: Jeni në gjyq në Itali për tentativë vrasje (VIDEO)

Është mbajtur sot seanca gjyqësore për motrat Berishaj, Antonela dhe Mariela, pasi akuzohen se dhunuan blogeren Klea Prenga në muajin gusht të këtij viti.

Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë 'Arrest shtëpie' për Marielën dhe 'Detyrim paraqitje' për Antonelën.

Pas këtij vendimi ka reaguar Klea Prenga duke nxjerrë në dritë prova të reja, por edhe akuza të tjera ku ajo pretendon se motrat Berisha janë në proces gjyqesor në itali për tentativë vrasje të një mashkulli.

Klea ndër të tjera i ka konsideruar të rreme edhe dëshmitë e motrave Berisha në gjykatë ditën e sotme ku shprehen se kishin shkuar për të darkuar dhe se nuk e kishin planifikuar këtë sulm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Klea Prenga ka publikuar një video ku tregon momentin e futjes së dy motrave në restorantin ku modelja po darkonte me miqtë e saj, duke hedhur poshtë pretendimet e tyre.

“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse ju keni qenë duke darkuar në restorant duke hedhur poshtë deklaratat që keni dhënë sot”, shkruan ajo.

Ndër të tjera, blogerja ka bërë edhe një deklaratë të fortë, ku thotë se motrat Berishaj janë në proces gjyqësor në Itali për tentativë vrasjeje ndaj një mashkulli.

“A ke kërkuar mëshirë në Itali për tentativën për vrasje që kryer dhe që momentalisht je në proçes gjyqësor në Itali Mariela Berisha, nëna pa precedentë penal ? Fakti që ka fëmijë nuk e bën më të lehtë ose më të pranueshme shmangien e drejtësisë për një krim kaq të rëndë. Nuk ka asnjë justifikim që mund të ulë përgjegjësinë e tyre ligjore për dhunën që më shkaktuan”,  shprehet ajo.

Më tej Klea thotë se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore që drejtësia të triumfojë dhe motrat Berishaj të marrin dënimin e merituar.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur

Antonio Conte e dëshiron Ardian Ismajlin në janar, Empoli bën lëvizjen e papritur