Zbardhen dëshmitë/ Gjini: Dy drejtorët fajtorë për situatën në shkollë! Çekani s’mori asnjë masë pas raportit

Zbardhen dëshmitë/ Gjini: Dy drejtorët fajtorë për situatën në shkollë! Çekani s’mori asnjë masë pas raportit

Zamira Gjini, drejtoresha e Politikave në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, është pyetur në prokurorinë e Tiranës, lidhur me skandalin e falsifikimit të rezultatit për përzgjedhjen e një zv/drejtori shkollë në Kamëz.

Gjini në dëshminë e saj të dhënë para prokurorëve të çështjes, ka bërë përgjegjës për këtë situatë Ermioni Çekanin dhe Abaz Hoxhën, Gjini ka shpjeguar se në lidhje me rastin është njohur vetëm nëpërmjet e-maileve zyrtare që kanë ardhur nga portali, të cilat i janë përcjellë për ndjekje specialistëve përkatës në Ministrinë e Arsimit dhe Zyrës Arsimore Kamëz, për t’i trajtuar në përputhje me ligjin.

Sipas dëshmisë së Gjinit për këtë çështje është ngritur një grup pune inspektimi, i cili ka verifikuar rastin dhe ka përpiluar edhe një raport, i cili i është vënë në dispozicion sekretarit të përgjithshëm, me përmbajtjen e të cilit ajo ka deklaruar se nuk është njohur por ka theksuar faktin se është në përgjegjësinë e Zyrës Arsimore Kamëz, e më konkretisht Ermioni Çekani, për t’i trajtuar dhe për të marrë masa në raport me shkeljet në rast se janë evidentuar të tilla.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se, referuar udhëzimit të ministrit të Arsimit për trajnimet e mësuesve nga agjenci të ndryshme private të licensuara, në asnjë rast nuk lejohet që ato të zhvilloheshin në ambientet e shkollës pa leje nga organet  e vartësisë. Vetë drejtori i shkollës i pezulluar tashmë, gjatë deklarimeve të tij në prokurori, ka pranuar se trajnimet nuk organizoheshin prej tij por nga një shoqatë e quajtur “Albania Catar Centër” dhe këto trajnime janë kryer në ambjentet e shkollës “Gramoz Palushi”.Por përfaqësuesit e shoqatës tëg thirur në prokurori kanë deklaruar të kundërtën e asaj që pretendon drejtori i pezulluar. Në deklarimin e dhënë në prokurori, përgjegjësja e Zyrës Arsimore Kamëz, Emirjoni Çekani, ka deklaruar se, ajo nuk ka qenë në dijeni për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve në ambientet e shkollës.

Dëshmia e drejtorit për korrupsionin

Ndërsa për sa i përket akuzave për korrupsion gjatë marjes në pyetje drejtori i pezulluar i shkollës Gramoz Palushi, ka deklaruar se organizata “Qatar Center” ka zhvilluar trajnime për mësuesit që kanë shfaqur interes për 4 module mësimdhënie, kundrejt një pagese 750 lekë për çdo kredit ose në total 3.000 lekë për 4-kredite. Hoxha ka deklaruar se kjo pagesë i është bërë nga secili mësues drejtpërdrejtë përfaqësuesit të organizatës. Drejtori i shkollës, shtetasi Abas Hoxha ka deklaruar se për pagesat e kryera ai disponon edhe një deklaratë të nënshkruar nga të gjithë mësuesit që kanë marrë pjesë në këtë trajnim por deklaron se nuk ka dijeni nëse nga ana e organizatës që ka zhvilluar trajnimet është lëshuar faturë për pagesat e kryera për këto trajnime.

Çekani:S’kisha dijeni për trajnimin e pagesat

Në deklarimin e saj përgjegjësja e ZA Kamëz, Emirjoni Çekani ka deklaruar se, ajo nuk ka qenë në dijeni për organizimin dhe zhvillimin e trajnimeve në ambientet e shkollës. Ajo ka shpjeguar se sipas ligjit është detyruese që mësuesët të pajisen me dy kredite në vit dhe për këtë marrin pjesë sipas zgjedhjes së tyre dhe profilit në trajnime të ndryshme që organizohen nga shteti ose privatisht.E pyetur lidhur me kreditet e përfituara nga trajnimet e zhvilluara si dhe administrimin e certifikatave në dojet personale të kallëzueses si dhe mos pasqyrimin e krediteve në tabelën e vlerësimit për konkurim për pozicionin e zëvendësdrejtorit të shkollës, përgjegjësja e ZA Kamëz Emirjoni Çekani ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni. Gjithashtu ajo ka deklaruar se nuk kishte asnjë dijeni për pagesat e kryera nga mësuesët për trajnimet e kryera apo mënyrën e kryerjes së këtyre pagesave, por është vënë në dijeni nëpërmjet ankimit të mësueses Aurela Bilo, nëtetor të vitit 2018. Lidhur me këto pretendime ajo ka deklaruar se kishte komunikuar me drejtorin e shkollës dhe pas verifikimeve i kishte kthyer përgjigje zyrtare ankueses Aurela Baça. Gjithashtu ajo ka deklaruar se referuar udhëzimit të ministrit të Arsimit, nr. 58, datë 12.11.2013 për “Procedurat e emërimit dhe shkarkimit të nëndrejtorit të institucionit arsimor publik”, ku janë të përcaktuara mënyrat e vlerësimit, emërimi kryhet nga drejtori i institucionit pasi shqyrton dokumentacionin e kandidatëve konkurentë dhe kandidati jo fitues ka të drejtën e ankimimit brenda afateve. Kjo ankesë shqyrtohet nga titullari i zyrës arsimore, i cili, brenda afatit i kthen përgjigje të interesuarit. Ajo deklaron se nga ana e kallëzueses nuk ka marrë një ankesë të tillë brenda afatit, siç parashikohet në ligj,por në momentin që është vënë në dijeni ka kryer verifikimet përkatëse nëpërmjet zyrës së burimeve njerëzore, nga ku ka rezultuar se procedura ka qenë në përputhje me ligjin.

Dëshmia e Seif Shaëki/ U paguan 30 mijë lekë

Në lidhje me këto rrethana është pyetur edhe drejtori i shoqatës “Albania Qatar Abou”, Seif Shaëki, i cili ka deklaruar se, në vitin 2014-2016 organizata ka pasur një licensë 2-vjeçare nga Institucioni i Zhvillimit Arsimor (IZHA) për të organizuar trajnime për disa tema, kryesisht për procesin e mësimdhënies për mësuesët e shkollave të ciklit fillor-mesëm. Në këtë kuadër janë organizuar trajnime edhe në shkollën e mesme “Gramoz Palushi”, ku janë trajnuar, referuar dokuemtacionit, rreth 29 mësues dhe procesi i trajnimeve kryhej sipas dëshirës që bënte çdo mësues llojin e trajnimit. Ai ka shpjeguar se IZHA ka pasur një numër të caktuar kreditesh dhe licensonte qëndra të ndryshme trajnimesh për zhvillimin e këtyre kurseve trajnues për mësuesët, duke përcaktuar modulet dhe kreditet për tëcilat u jepej licensa për të trajnuar.

Abou Seif Shaëki ka deklaruar se ka qenë drejtoria e shkollës që ka kontaktuar me organizatën dhe ka kërkuar zhvillimin e trajnimeve për mësuesët sipas moduleve për të cilat organizata ishte e licensuar dhe ata ishin të interesuar. Ai ka deklaruar se çdo mësues ishte i interesuar në mënyrë individuale për pjesëmarrjen në trajnime dhe marrjen e krediteve dhe kjo marrëdhënie rregullohej nëpërmjet një formulari tip, i cili nënshkruhet nga çdo mësues që kërkonte trajnohej. Edhe në rastin konkret, pavarësisht se deklaron se janë kontaktuar nga drejtoria e shkollës dhe këto trajnime janë zhvilluar në ambientet e shkollës, çdo mësues ka nënshkruar formularin tip të regjistrimi në këto trajnime. Në lidhje me pagesat ai ka deklaruar se ato janë kryer nëpërmjet bankës dhe konkretisht i gjithë grupi i mësuesve të kësaj shkolle ka zgjedhur për t’u trajnuar për 4-kredite dhe për këtë kanë paguar 3.000 lekë, pagesa këto të cilat janë bërë nëpërmjet bankës për të cilat disponohen mandat-pagesat.

Abou Seif Shaëki ka pohuar se Fondacioni Albania Qatar Fondation është orgaanizatë humanitare dhe të gjitha pagesat kryhen nëpërmjet sistemit bankar, pa asnjë qëllim fitimi dhe çdo veprim individual jashtë rregullores është në përgjegjësinë individuale të personave që e kryejnë.Në funksion të hetimeve është pyetur edhe Korab Shehu ish-menaxher projektesh në shoqatën “Albania Qatar Center”, i cili ka deklaruar se, në detyrën që ka pasur ka mbuluar edhe organizimin e trajnimeve për disa tema mësimdhënie për mësuesit e shkollave të ndryshme.

 

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet