SHKODËR- Partia Demokratike e Shkodrës, do të zgjedh kandidatet për deputet me 30 shtator. Report Tv ka siguruar dokumentin që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar degës së Shkodrës duke sqaruar edhe udhëzimin e kryesisë, por edhe mënyrën se si do te votohet.
Në urdhrin që i është derguar demokrateve të Shkodrës përcaktohet që data e zgjedhjeve në të cilën demokratet do të votojnë për emrat në listën e kandidateve është data 30 shtator, nga ora 10 – 18.
Në dokumentin që Report Tv ka siguruar thuhet se listat e kandidatëve që i nënshtrohen procesit te konsultimit shpallet jo më vone se 24 orë përpara ditës së votimit. Lista e kandidatëve për konfirmim në varësi të numrit të kandidateve dhe anëtarëve të çdo dege do të hartohet në nivel dege, grup degësh apo Qarku. Secili kandidat përpara procesit të konsultimit me anëtarësinë duhet të nënshkruajë një deklarate personale ku merr përsipër përgjegjësinë që të mos përfshihet në praktika të ndaluara që dëmtojnë garën e lirë të ndershme dhe të barabartë brenda partisë sipas Formatit të miratuar me urdhër të Sekretarit të Përgjithshëm.
Shkelja e këtyre rregullave thuhet në dokument sjell edhe skualifikimin e menjëhershëm të kandidatit nga Lista e Kandidateve të mundshëm, që do të përfshihen në procesin e konfirmimit nga anëtarësia që i dorëzohen Kryesisë së Partisë pas procesit te konsultimit.
Në dokument është përcaktuar qartë edhe numri minimal që anëtarësia duhet të kontestojë një emër. Sipas udhëzimit për Shkodrën, është 4 numri i kandidatëve që kontestohen, ndërkohë që për një emër duhet të jenë kundër 620 vota të demokratëve.
Tashme pritet për t'u parë edhe lista që do të mbërrijë në Shkodër, por edhe emrat që anëtarësia e Shkodrës do të zgjedhë si përfaqësues të listës në zgjedhjet e 25 Prillit pavarësisht se do të jetë sërish Kryesia e PD në Tirane ajo që do të thotë edhe fjalën e fundit.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
31.8%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ I zhdukur prej 5 ditësh, babai i 3 fëmijëve gjendet i mbytur në lumin e Shalës! Familjarët kërkojnë ndihmën e palombarëve
22 Janar, 12:04
-
Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)
21 Janar, 19:33
-
KF Vllaznia kërkesë Këshillit Bashkiak: Tribunat e 'Loro Boriçit' të emërtohen me emrat e 4 legjendave shkodrane të futbollit! Mbështetet nga Benet Beci
21 Janar, 18:33
-
Ervis Iljazaj: Në vend të protestave përpara qeverisë, protesta përpara SPAK-ut
21 Janar, 17:58
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Projektet/ ‘Rijetëzim për turizëm’, do bëhet Hotel vila 8100 m2 ku pushonte Enver Hoxha në Velipojë! Privatit dhe rezidencat qeveritare në Vlorë
21 Janar, 17:46
-
Të gjithë të 'çmendur' pas talentit shkodran të Kombëtares, katër klube evropiane duan Kevin Dodaj
21 Janar, 17:12
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zgjedhjet/ Report Tv zbardh propozimet e PD për ndryshimet në Kod: Të votojnë emigrantët me ID ose pasaporta të huaja
21 Janar, 14:46
-
Konferenca e Kryetarëve, nuk miratohet kalendari i punimeve parlamentare deri më 7 shkurt, Tabaku: Ligji për heqjen e taksave shkel Kodin Zgjedhor para 11 majit
20 Janar, 12:14
-
Instalohet zipline në Pukë, së shpejti edhe në 6 vende të tjera (VIDEO)
20 Janar, 08:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Analiza e britanikëve të 'The Economist': Rama fiton mandatin e katërt, PD e dobësuar nga lufta e brendshme
19 Janar, 21:41