Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja. Report Tv ka zbardhur draftin që PS do dërgojë në Kongresin që do të mbajë më 9 prill.
Kërkesa e tyre për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve, arsyetohet nga PS për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie.
Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.
Po si do zgjidhen kryetarët e rinj të degëve dhe Sekretari Ekzekutiv?
Në nenin 26 të statutit të PS përcaktohet mënyra se si do të zgjidhen kryetarët e rinj të degëve, të cilët kanë një mandat 4-vjeçar
Ndërsa neni 27 përcakton mënyrën se si do të zgjidhet sekretariati ekzekutiv në nivel bashkie. Sekretari Ekzekutiv do zgjidhet në nivel bashkie dhe do të jetë punonjës me kohë të plotë dhe përgjigjet për administrimin e aktivitetit të përditshëm të partisë.
Kongresi i PS që do të mbahet më 9 prill do të nis në orën 12.00 dhe do të mbyllet në orën 15.00, ku në fjalën hapëse të punimeve do e këtë Sekretari i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri. Pjesë e diskutimeve do të jetë edhe Këshillimi Kombëtar, si dhe diskutimet që do të shërbejnë për hapjen e fuqizimin e PS. Fjalën do e mbajë edhe kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama, ndërsa në fund do të miratohen ndryshimet e statutit. (Kliko këtu për të lexuar axhendën)


Vendimi
Komente












gjithmone analiza behet per kryetaret e partise dhe ne cdo zgjedhje jane ata qe kalojne ne site dhe nuk behet asnjehere analize per drejtuesit e qarqeve apo deputetet e zonave. kur humbin pergjegjes jane kryetaret ama kur fitojne gjoksin e rrahin deputetet
Përgjigju/TOSI/,nuk te bejne syte,ashtu e kane katranosur.Kete lemsh injorance e kuptoj keshtu:1-Me termin /kryetar partie bashkie/,ndoshta supozojne qe krytari i partise te jete dhe i bashkise.2-Me termin /kryetar partie/ndoshta nenkoptojne /kryetar i deges se partise/,sepse keshtu sic e kane shkruar,mund te shkosh nga kryetari me i thjeshte i nje dege e deri tek Rama me supozime 3- Behet fjale per kryetar partie dhe kryetar bashkie si poste te vecanta qe ne kete shkrese duhet t'i ndaje nje presje ne mes,e cila ne kete rast ka ikur ne drejtim te paditur (p.sh.:kryetar partie,bashkie).Me kujtohet nje here kam degjuar per nje rast gjyqi ne drejtesine amerikane,ku ne nje rast /vendosja e presjes/ ne dokumentet zyrtare, i kushtoi njeres pale ne gjyq miliona dollare.Personalisht,mendoj qe behet fjale per variantin (3).
PërgjigjuMe bejne syte apo eshte shkruar "kryerari i partise i bashkise"??? Ose eshte lapsus ose eshte nga ato te trashat fare juridike. Bashkia ka kryetar po jo partie, bashkie. Mund qe lokalisht nje subjekt partiak te organizohet si ti doje qefi por mos perdore terma ne nje forme kaq te papergjegjshme. Wtf!?!? O ju merhume prokurore keni sy apo skeni!
PërgjigjuKetu pos u honen qani greca bashkim myftari e te tjere Nuk fiton partija socjaliste ska shance. Keta Jane klyshte e fatos tushes. Ne votuam per keta e keta vjedhin per vete vetem te komuna nuk i gje ne ash dhe njehere aty .. keta kan qen te dy veterinere te lopeve . Do drejtojn keta populli.
PërgjigjuKryetaret qe zgjidhen duhet te jene te duhur per ate post qe marin dhe heqja e atyre te cilet nuk e bejne punen ne menyren me te mire duhet te hiqen dhe ky eshte nje vendim i denje i marre nga ju
PërgjigjuHeqja e atyre qe nuk e bejne punen e vet sic duhet esht nje vendim shume i drejte.
PërgjigjuHiqeni ate debilin e Himares. Nga momenti qe eshte zgjedhur kryetari I Ps-s ne Himare di vetem te pij raki neper kafeneve. Nje mashtrues ordiner
Përgjigju