TIRANË- Ekspertiza mjekoligjore e të miturës në Kamëz ka zbuluar fakte tronditëse për abuzimin e kryer me të nga babai i saj. Rezulton se e mitura ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe 2 dëmtime te tjera specifike. 6 vjeçarja e ndodhur prej ditës së shtunë në spital, pasi i janë kryer të gjitha kontrollet mjekësore rezulton në gjendje më të stabilizuar shëndetësore.

Ndërsa për babain 27 vjecar, shtetasin me inicialet R.K i arrestuar ditën e djeshme, do të dalë nesër për masën e sigurisë. Ai mohon të ketë përdhunuar të bijën, por pranon dhunën e ushtruar ndaj të miturës.

Nga ana tjetër në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se të dy, si nëna edhe babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht. Ndaj të emës ende nuk ka një masë ndalimi apo shqërimi, ndërsa hetimet po vazhdojnë.  

Një ditë më parë Policia e Tiranës ka njoftuar këtë krim monstruoz, që sipas këtij institucioni, denocimi është bërë nga nëna e 6 vjeçares. Sipas njoftimi të bërë nga policia një ditë më parë, nëna ka treguar se kur është kthyer në banesë ka gjetur vajzën në gjendje të rëndë, ndërkohë që ka shtuar se bashkëshorti edhe më parë ka qenë i dhunshëm.