Zbardhet emri i personit nga Sri Lanka që u kap në Rinas, kush është dhe pse erdhi në Shqipëri

Zbardhet emri i personit nga Sri Lanka që u kap në Rinas, kush është dhe pse erdhi në Shqipëri

Foto ng Rinasi

Zbardhet identiteti i 27-vjeçarit nga Sri Lanka, që u kap me kartë identiteti franceze të falsifikuar në Rinas.

Ai quhet Rasalin kam Kajikaran dhe është ndaluar falë verifikimit të dokumentacionit në laboratorin e komisariatit të Rinasit, ku ka rezultuar se karta e identitetit franceze që ai ka paraqitur në policinë e shërbimit, ka qenë e falsifikuar.

Kaq ka mjaftuar që Kajikaran të arrestohet nga policia për akuzën e “Falsifikimit të letërnjoftimeve” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Personi në datën 17 mars 2020 në orën 15:20 është paraqitur në aeroportin “Nënë Tereza”, me biletë udhëtimi linjën ajrore nga Tirana në Gjenevë.

Gjatë marjes në pyetje Kajikaran, ka pranuar se kishte falsifikuar kartën e indentitetit franceze dhe këtë gjë e ka kryer tek një person kundrejt 200 eurove, por që nuk embante mend se kush ishte se nuk e njihte atë më parë.

Në rrëfimin që ka dhënë në polici Kajikaran ka pohuar se është shtetas nga India.

Gjithmonë sipas Kajikaran gjeneralitetet dhe fotografia që ndodhen në kartën e identitetit janë të tijat, por pranoi se kjo kartë nuk është lëshuar nga autoritet kopetente franceze.

 Kajikaran ka treguar se paisjen me këtë dokument të falsifikuar, ai e ka kryer kundrejt shumës prej 200 eurove, të cilën ia ka dhënë një personi të panjohur.

 Në polici ky person ka treguar se është nga qyteti i Colombo në Sri Lanka dhe është larguar prej andej për shkak të gjendjes së luftës.

 Ai ka udhëtuar nga Sri Lanka në Iran, e më pas në Turqi e më tej deri në Greqi. Në Greqi, Kajikaran nëpërmjet një mikut të tij.

Rezulton se ky person në datën 12 mars 2020 ka udhëtuar nga Greqia në drejtim të Shqipërisë me autobus, ku ka qëndruar në pikën kufitare të Kakavijës.

Pikërisht përmes kësaj pike kufitare Kajikaran, ka hyrë në këmbë duke paraqitur kartën e identitetit të falsifikuar dhe më pas ka hyrë në Shqipëri.

Askush nga punonjësit e policisë në Kakavijë nuk e ka kuptuar se ky dokument ishte i falsifikuar.

Kajikaran ka udhëtuar drejt Tiranës, ku ka qëndruar 4 ditë.

Gjatë kësaj kohe në Tiranë, ai ka mbajtur kontakte me një shtetas anglez të quajtur Jeyarayan Kumarasamy.

Është pikërisht ky person që me automjetin e tij me targë AA517NX e ka dërguar  në aeroportin “Nënë Tereza” dhe më pas është larguar.

Identifikimi i shtetasit anglez është kryer përmes kamerave të sigurisë të aeroportit dhe ai është shoqëruar në polici duke u ndjekur penalisht në gjëndje të lirë për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Pritet që ditën e nesërme Kajikaran të dalë para gjykatës së Tiranës ku do të njihet me masën e sigurisë arrest në burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë