TIRANË- Një 27-vjeçar nga Sri Lanka është arrestuar pasi ka tentuar që të kalojë me kartë identiteti franceze false drejt Zvicrës nga aeroporti i Rinasit, si dhe është vënë në hetim bashkëpunëtori i tij.
Në pranga ka rënë R. K., 27 vjeç, banues në Sri Lanka dhe është proceduar penalisht J. K., 62 vjeç, banues në Londër, Angli. Ky i fundit dyshohet se ka qënë ai që i ka siguruar 27-vjeçarit kartën e identiteti false.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.

Komente

