Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve

Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve

Karriget e djegura në Kuvend

10 milionë e 500 mijë lekë të vjetra është dëmi total i përllogaritur nga institucionet e Kuvendit të Shqipërisë, për shkak të kaosit të shkaktuar dje (30 shtator) nga deputetët e opozitës. Fatura e kripur financiare i referohet 30 karrigeve që deputetët nxorën nga salla e seancave plenare dhe i dogjën me benzinë.

Për shkak të tensioneve në sallë dhe vendimit të kryeparlamentares Elisa Spiropali për ndërprerjen e mandatit të kolegut Ervin Salianji, sepse u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit, deputetët demokratë morën karriget e tyre dhe i dogjën.

Mirëpo, nga një përllogaritje zyrtare, ka dalë se vlera për copë e karrigeve ka qenë 350 mijë lekë të vjetra.

Rinovimi i fundit i ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë është kryer në vitin 2010 dhe çdo gjë e financuar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Siç është njoftuar zyrtarisht, nga shërbimet e Kuvendit është ngritur një grup i cili do të vlerësojë të gjitha dëmet materiale dhe kostot do të mbahen nga rroga e deputetëve "problematikë".

Kujtojmë se, opozita ka paralajmëruar mosbindje civile pas atij që ajo e quan "burg politik" kundër tashmë ish-deputetit Ervin Salianji. Protesta e parë kombëtare është njoftuar më datë 7 tetor në Tiranë, ku pritet të ketë radikalizim të aksionit opozitar, deri në bllokime rrugësh.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njazi .: 03/10/2024 12:11

    Rinovimi qenka bere ne 2010 .Spaku duhet te shoh faturat e blerjes se karrigeve per parlamentin dhe te gjej si jane dhene ato tendera ku nje karrige per çdo parlamentare kushtuaka 350000 leke te vjetra .Duhet te jene flori jo dru ...Pastaj te denohen per vetegjygjesi,dhe vleren e karrikeve duke hequr amortizimin kjo do ishte e drejte .KARRIGET DHE PASURITE E TAKSAPAGUESVE NUK JANE PERSONALE .TE MESOHEN SE SI KAFSHOHET GJUHA KUR AJO DEL JASHTE DHEMBEVE PER TE GJITHE PERFAQESUESIT E INSTITUCIONEVE QOFTE DOKTOR MESUES DEPUTET MINISTER E KRYEMINISTER .

    Përgjigju
  • Gëzim: 02/10/2024 23:04

    Po me lëndën drusore ç'patët?

    Përgjigju
  • Donika goxhaj: 02/10/2024 22:29

    Kane zbritur llaxoret e fshatit ne parlament ,duhet t'i paguajne te gjitha demet

    Përgjigju
  • Lindita Cazimi: 02/10/2024 14:17

    Cfare hajdutesh jeni.Sa eshte ajo shume nuk vlejne Qeveri dhe krejt Parlanenti cfare na beni me qesh kujdes Spirobotokxin.

    Përgjigju
  • Vleresim sipas qejfit: 02/10/2024 11:53

    350 mije leke per karrige e vleresuan. Ndersa po te te vije te te shaterroje pronen edhe te ta fusin me leve ne koke eshte me pak se 500 mije leke demi edhe nuk e ze ligji. Ku jane keta vleresuesit kaq te zotet? Apo ata jane te punesuar vetem ne qeveri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Kurtit

Spahiu: Rama-Kurti duhet heqin doganat dhe kufirin Shqiperi-Kosovë, jo marrveshje sportive! 4-vjeçari më i ftohtë i Kurtit