Zbardhet formacioni i Italisë, ja se si
"axurrët" do të vendosen kundër nesh

Zbardhet formacioni i Italisë, ja se si<br />
Pas muajve pushim, pa ndeshje, ekipet kombëtare po rikthehen në fushë.

Për sfidën e Palermos, Ventura është orientuar për të vazhduar me skemën e tij të dashur 4-2-4, teksa vetëm De Sciglio është në dyshim për mbrojtjen. Për pjesën tjetër, Buffon do të jetë mes shtyllave të portës, në ndeshjen e tij të 1000-të në karrierë.

Zappacosta, De Sciglio, Barzagli dhe Bonucci pritet të formojnë katërshen e mbrojtjes. Në mesfushë ka rivalitet të gjerë, por duhet të mbizotërojë përvoja dhe siguria.

formacioni
  ( Formacioni italian në ndeshjen e 24 marsit )

Në këtë repart nevojiten lojtarë, që të jenë në gjendje për të mbuluar katër sulmuesit. Gagliardini është zgjedhje e dytë, ndaj “hap krahun” për Verratti dhe De Rossi.

Zero dyshime përpara, në pjesën e sulmit: Belotti dhe Immobile në qendër, të ndihmuar nga krahët prej dyshes Candreva-Insigne, si dy korsi të jashtme. 50 golat sezonal në Seria A mes Belotti, Insigne dhe Immobile, përbëjnë një shifër të bukur dhe interesante.

Në mbrojtje kontrollon Juventusi, ndërsa në pjesët e tjera të formacionit të mundshëm të italisë ka të rinj “në pushtet”, por edhe veteran me eksperiencë.

Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…

Ardit Rada: Drejtuesi i Elbasanit, që është nga Korça, ndodhet në burgun e Fierit! Protesta mbahet në Tiranë…