TIRANE- Zbardhen shifrat e parave që janë inventarizuar në muajin dhjetor të 2013, ku edhe pse brenda 11 ditëve shuma e lekëve është rritur me 10 miliard lekë, anëtarët e komisionit të minventarizimit nuk kanë mundur të zbulojnë vjedhjen e parave, duke mos kontrolluar siç duhet kutitë e mbushura me prerje të monedhës 5000 lekëshe.
Në vendimin e gjykatës së Tiranës, ku caktohet masa e sigurisë për inventarizuesit Gentian Jahja kryetar, Emiljano Lamçe anëtar, Ilir Dedja anëtar dhe Mehdi Molla anëtar, tregohet se këta të fundit në datën 9 dhjetor 2013 kanë konstatuar gjendje fizike të parave në 1.158.959.00 (sasi prerje 5000 mije lek), me vlerë 5.794.795.000.00. Më tej gjatë ushtrimit të inventarizimit kjo shumë është rritur dhe se brenda 11 ditëve ka shkuar në total 15.768.016.100 lekë. Sipas vendimit të gjykatës, gjatë kësaj kohe inventarizuesit në asnjë moment nuk kanë arritur të konstatonin 8 kolitë e hapura, prej nga kishte vjedhur lekët me thasë Ardian Bitraj.
/Shqiptarja.com