Zbardhet 'grabitja' e karburantit dje në autostradën Tiranë-Durrës, menaxheri sajoi të gjithë ngjarjen pasi i humbi paratë duke luajtur lojëra fati

Zbardhet 'grabitja' e karburantit dje në autostradën Tiranë-Durrës, menaxheri sajoi të gjithë ngjarjen pasi i humbi paratë duke luajtur lojëra fati

Karburanti ku ndodhi ngjarja

Policia ka zbardhur grabitjen e ndodhur ditën e djeshme, ku u raportua për grabitjen me dhunë të një karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ka qenë menaxheri i karburantit i cili ka sajuar të gjithë ngjarjen, pasi kishte humbur paratë duke luajtur lojëra fati.

Në pranga ka rënë Gert Farruku 23 vjeç, menaxheri i karburantit dhe Arsid Haxhia 22 vjeç, pronari i lokalit që ushtronte veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fati, ku Farruku kishte humbur lekët duke luajtur.

Në vijim të hetimeve ka rezultuar se Farruku, për një periudhë 2-mujore, ka vjedhur sistematikisht kompaninë ku ai punon duke deklaruar shuma më të vogla se fitimi. Shumën e lekëve të përfituara nga mosdeklarimi ai i ka luajtur në lotari në lokalin e Haxhias, i cili ka përfituar shuma të mëdha parash nga 23-vjeçari. Më pas Farruku dyshohet se e ka organizuar vjedhjen për të larë  borxhet që ka patur në loto.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprën penale "Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën" në ngarkim të shtetasit G. F., dhe "Organizimi i lotarive të palejuara" në ngarkim të shtetasit A. H.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!