Reali i Madridit dhe Barcelona do të ndeshen mes tyre për këtë vit më datë 8 Nëntor të vlefshme për javën e 12 të kampionatit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet në 3 Prill më 2016. Derbi i Madridit, sfida e parë mes Realit dhe Atleticos do të luhet në 4 Tetor në "Vicente Calderon" ndërsa ajo e kthimit në 28 Shkurt në “Bernabeu”. Përsa i përket javës së parë të kampionatit me 38 javë, Barcelona e nis jashtë fushe mbrojtjen e titullit me Bilbaon, ndërsa edhe Reali do ta luajë jashtë me Sportingun.


d.b/shqiptarja.com