Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të UEFA Nations League. Kuqezinjtë do të përballen me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë kompeticion.
Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në transfertë ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator në orën 20:45. Tre ditë më pas, më datë 10 shtator kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë në orën 20:45.
Në muajin tetor, ekipi Kombëtar do të luajë dy ndeshje në transfertë. Më datë 11 tetor kuqezinjtë do të përballen me Çekinë në orën 20:45, ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor Shqipëria do të luaj sërish në transfertë ndaj Gjeorgjisë në orën 18:00.
Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në UEFA Nations League Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Çekisë më datë 16 në orën 20:45, ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës po në orën 20:45.
Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në UEFA Nations League:
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 20:45
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 20:45
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45
B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Shqipëri dhe Serbi 2027', hidhet nesër shorti i fazës kualifikuese për Euro U-21! Dy vendet e para finaliste
5 Shkurt, 11:20
-
Sot tre ndeshje në Kupën e Shqipërisë, Brdaric: Duam turin tjetër
5 Shkurt, 10:40
-
Euro 2027 me Serbinë, Tifozat Kuq e Zi: Do t'ju mallkojë gjaku i mijëra Dëshmorëve
5 Shkurt, 08:35
-
'Politico': Si Shqipëria dhe Serbia u bënë bashkë për 'Euro U21'
4 Shkurt, 22:32
-
UEFA e bën zyrtare, Euro 2027 organizohet në Shqipëri dhe Serbi! Ndeshja hapëse në Novi Sad, finalja në Tiranë
4 Shkurt, 15:27
-
Superliga/ Partizani merr një pikë me sherr në Laç, Vllaznia 'zhyt' në krizë Teutën! Egnatia bën detyrën, sot edhe dy duele
1 Shkurt, 15:28
-
Raporti i FIFA-s: Futbolli shqiptar përfitoi 3.9 milionë dollarë nga shitja e futbollistëve në vitin 2024
1 Shkurt, 12:00
-
Disiplina/ Dënim i rëndë për Vllazninë, pezullohet sulmuesi i Skënderbeut! E pësojnë Flamurtari, Apolonia e Kukësi
30 Janar, 17:18
-
Superliga mbyllet më herët këtë sezon, FSHF vendos të rinovojë 'Selman Stërmasin' dhe disa fusha të tjera në Shqipëri
30 Janar, 15:35
-
Cristian Shpendi 'sms' Sylvinhos: Nëse më fton Italia, i them po
29 Janar, 11:59
-
Ndryshojnë oraret, kalendari i tre javëve të ardhshme në Superligë! Tirana gjen shtëpi në Durrës
29 Janar, 09:39
-
Kupa e Botës 2026/ Dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra
28 Janar, 16:08