Zbardhet kalendari i kampionatit italian të futbollit për edicionin 2014-15. Seria A fillon më datë 31 Gusht me ndeshjet; Atalanta-Verona, Cesena-Parma, Chievo-Juve, Genoa-Napoli, Milan-Lazio, Palermo-Sampdoria, Roma-Fiorentina, Sassuolo-Cagliari, Torino-Inter dhe Udinese-Empoli.
Juvetusi do të nisë mbrojtjen e kurorës së titullit kampion nga transferta përballë ekipit të Chievos, e cila në letër duket e lehtë. Genoa do të presë Napolin, ndërsa Roma e fuqizuar me blerjet e reja pret Fiorentinën në ‘Olimpico’. Milani me shumë probleme në çdo repart do të presë në javën e parë ekipin e Lacios, teksa Interi udhëton për në Torino. Përsa i përket ndeshjeve në vijim, kalendari dhuron përballjet më të pritura në datat e mëposhtme.
Milan-Juve luhet në javën e tretë në “San Siro”. Juventus-Roma luhet më 5 Tetor, ndërsa më 1 Nëntor zhvillohet Napoli-Roma. Për derbin e Milanos duhet të presim deri më javën e 12, më 23 Nëntor Milan-Inter. Pas pushimeve të Krishtlindjeve, Seria A rifillon me një super ndeshje, në 6 Janar Juventus-Inter. Java e parafundit luhet Lazio- Roma dhe Juventus-Napoli, që me shumë mundësi do të përcaktojnë edhe titullin. Kampionati italian mbyllet më 31 Maj 2015.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com