Zbardhet kërkesa e Bushatit në mbledhjen e kryesisë: Të zhveshim godinën e PD-së nga fortifikimi dhe dyert e blinduara! Mziu: Të krijojmë një komision të përbashkët me Foltoren

Zbardhet kërkesa e Bushatit në mbledhjen e kryesisë: Të zhveshim godinën e PD-së nga fortifikimi dhe dyert e blinduara! Mziu: Të krijojmë një komision të përbashkët me Foltoren

Deputeti Helidon Bushati në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike ka kërkuar që për bashkimin e demokratëve, si fillim duhet të zhveshin godinën nga fortifikimi dhe të hiqen dyert e blinduara. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Bushati kë deklaruar se vetëm të bashkuar mund të jenë të fortë dhe garues. Nga ana tjetër deputeti, Xhelal Mziu thotë se zgjidhja në PD duhet të vijë nga mbledhja e një komisioni të përbashkët me 'Foltoren', dhe se ky grup të garantojë se nuk ka vend për triumfalizëm ndërmjet dy palëve.

'Bashkimi do të duhet të jetë kryefjala jonë, jo vetëm në retorike, por edhe me akte konkrete. Partia Demokratike e ka jetike rikthimin në një debat konstruktiv në një bashkëpunim te të gjithë flukseve.  Si sinjal të parë unë propozoi dhe do dëshiroja që ti kthehet normaliteti godinës, ta zhveshim nga fortifikimi edhe si sinjal të parë të rikthimit në normalitet. Vetëm e bashkuar do të mund të jemi të fortë dhe garues. Nuk kemi asnjë minut kohë për të humbur, zgjedhjet  janë shumë afër. Prandaj të gjithë ne do duhet të japim kontribut për bashkimin e kësaj force politike, do duhet të tregojmë pjekuri.'- ka thënë Bushati.

Pjesë nga debati

Enkelejd Alibeaj: Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga dekretimet ku duhet të ecën partia, është lufta opozitare në parlament e sinqertë dhe e plotë. Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e metejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati- Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikës dhe e vlerave tona politike. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyrë ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i parë për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu- Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datës 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri-tjetrin. Nëse kemi zgjedhjet 2023 në eforizëm, do të ishte vrastare për PD-në. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që data 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri-tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi minorancë dhe të papërfaquësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojë që nuk ka vend për triumfalizëm.


Lajmi kryesor:

Kryesia e PD fton zyrtarisht për bisedime grupin e Rithemelimit, ngre ekipin e punës: Foltorja të anulojë Kuvendin e 30 prillit! S'tërhiqet nga kushti për Berishën, Alibeaj: I qëndrojmë vendimeve statutore


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive