Zbardhet Kodi i Etikës së deputetëve,
ja çfarë u ndalohet të bëjnë

Zbardhet Kodi i Etikës së deputetëve,<br />ja çfarë u ndalohet të bëjnë
Ndërsa Kuvendi i Shqipërisë prej pak javësh ka nisur legjislaturën e radhës, Shqiptarja.com zbardh  projektvendimin e Kodit të Etikës së deputetëve  i cili pritet të firmoset nga Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi.

Nisma për Projektvendimin‘Për miratimin e Kodit të Sjelljes së Deputetëve të Kuvendit” është firmosur nga  Vasilika Hysi, Taulant Balla,Ulsi Manja,Petrit Vasili.

 Duke u bazuar në dokumentin e mëposhtëm njihemi me disa nga pikat të cilat përcaktojnë se çfarë ju ndalohet të bëjnë deputetëve.
 
Mes të tjerash lexohet se gjatë ushtrimit të mandatit deputeti duhet të mos lejojë që interesat e tij private të bien ndesh me pozitën e tij publlike, të shmangë konfliktin e interesit  dhe të mos shfrytëzojë pozitën për interesin e tij privat.
 
Neni 6 përcakton qartë pikën e deklarimit dhe kontrollit të pasurive.
 
“Deputetët dorëzojnë deklaratën e plotësuar të pasurisë dhe detyrimeve financiare pranë Shërbimit të Burimeve Njerëzore dhe Trajtimit të Deputetëve, që është struktura përgjegjëse në shërbim të deputetëve për deklarimin e pasurisë dhe detyrimeve financiare”
thuhet në dokument.
 
Kufizime të tjera gjatë ushtrimit të mandatit: Vihet re se deputetit nuk i lejohet

a) të jetë drejtues ose anëtar i organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse;
b) të ushtrojë veprimtari private, që krijon të ardhura në formën e personit fizik tregtar, ortakëri personash fizikë tregtarë të çdo forme, profesione të lira të avokatisë, të noterisë, ekspertit të licencuar, si dhe të konsulentit, agjentit a përfaqësuesit të organizatave të përcaktuara në shkronjën “a” të këtij neni dhe nuk mund të jetë i punësuar, me kohë të plotë, në një detyrë tjetër;
c) të zotërojë, në mënyrë aktive, asnjë aksion ose pjesë në kapital të një shoqërie tregtare, nëse ajo rezulton me pozitë dominuese në treg.
 
 Po ashtu sipas rregullores të firmosur nga Ruci deputeti nuk mund të kërkojë ose të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë a të tërthortë dhurata,favore, premtime të cilat i jepen për shkak të pozicionit të tij nga një individ, person fizik ose juridik privat.
 
Sa i përket sjelljes në Kuvend, deputeti nuk duhet të shprehet me fjalë të pahijshme e ofenduese , të pengojë ose të cënojë rregullin e zhvillimit të punimeve të Kuvendit ose të përdorë fjalë fyese që cënojnë personalitetin e drejtuesit të seancës.Mes të tjerash nuk i lejohet të kërcënojë apo të fyejë deputetë e tjerë, të bëj  thirrje për përdorim dhune në Kuvend.
 
Në rastet kur mbaron mandati: Deputeti, të cilit i ka mbaruar mandati, nuk mund të veprojë si një avokat i paguar në ndonjë çështje ku Kuvendi është palë ose subjekt i interesuar, deri në 3 vjet pas mbarimit të mandatit.


(Kodi i sjelljes projektvendimi)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit