Zbardhet letra/ Fqinja- Ardi Veliut më 4 maj: Ndihem e rrezikuar nga Lefter Zhidru! Polica e Elbasanit na thotë 'ai është budalla'

Zbardhet letra/ Fqinja- Ardi Veliut më 4 maj: Ndihem e rrezikuar nga Lefter Zhidru! Polica e Elbasanit na thotë 'ai është budalla'

Report Tv zbardh letrën që një fqinje i ka dërguar drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu ku i ankohej për 71-vjeçarin, Lefter Zhidru.Letra mban datën 4 maj, e cila denoncon 71-vjeçarin, madje ajo zbulon edhe një detaj që gjatë kohës së karantinës, Zhidru shqetësonte policinë duke e marrë herë pas here në celular. Në letër thuhet se ky shqetësim i është adresuar policisë së Elbasanit, por përgjigja e tyre ishte "është budalla", prandaj fqinji ka zgjedhur që t'i drejtohet drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu. 

"Jam një pensioniste nga qyteti i Elbasanit. Po ju drejtohem juve pasi prej 6 vitesh ndihem e rrezikuar dhe e kërcënuar nga një qiraxhi që ka ardhur të banojë në pallatin tonë. Personi në fjalë jo vetëm të ofendon, të fyen, por çka është më e rëndësishme e mban derën e shtëpisë hapur duke na kërcënuar me levë të cilën e ka përdorur ndaj banorëve të pallatit. Për këto shqetësime kemi njoftuar gjithmonë policinë. Ia ka gjetur edhe policia levën në dorë dhe ndaj personit në fjalë nuk merret asnjë masë. Këto dy muaj e fundit të karantinës zotëria nuk bën gjë, veçse merr policinë në telefon, e cila merr djemtë e pallatit, i mban 2 orë dhe më pas i nxjerr. Madje në prezencë të policisë na ofendon me fjalë të ndryra dhe prap policia merr djemtë e pallatit. Të gjithë banorët e pallatit kemi bërë një peticion, i cili i është dorëzuar të plotfuqishmit të lagjes dhe prap nuk ka asnjë përgjigje, kemi folur me pronarin e shtëpisë, por nuk ka pasur asnjë reagim. Kemi përsëritur këtë peticion dhe e kemi dorëzuar në polici, bashki dhe te i plotfuqishmi i lagjes. Po ju drejtohem juve për këtë shqetësim, sepse fëmijët ose ai mund të bëjnë vetëgjyqësi. Dua të më jepni një përgjigje për këtë çështje, sepse prej 6 vitesh nuk po gjejmë një zgjidhje nga Policia e Elbasanit, gjithmonë na thonë "ai person është budalla". Dua të shtoj këtu që familja ime është në proces gjyqësor me këtë person", shkruhet në letër.


Lajmi kryesor:

'Merreni rraseni brenda ose do e rras unë në varr'/ Del videoja ku Lefter Zhidru zihej me banorin në kohë karantine! Fqinjët: Bënte sherr, e kemi denoncuar disa herë


Ora 13:39
Zbardhet letrat/ Fqinja- Ardi Veliut më 4 maj: Ndihem e rrezikuar nga Lefter Zhidru! Polica e Elbasanit na thotë 'ai është budalla'
  • B.K./Shqiptarja.com
    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës

    Albcontrol 39,7 milionë lekë për pajisjet e Kullës së Kontrollit në Aeroportin e Vlorës