Këshillat Studentorë i kanë dërguar sot një letër kryeministrit Edi Rama, kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministres Nikolla ku paraqesin kërkesat e tyre të reja për një arsim cilësor. Në listën me tetë kërkesa që i është dërguar sot Ramës, Ruçit dhe Nikollës janë shtuar kërkesat për; Ndërtimin e bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkimi shkencor i pedagogut të bëhet online dhe verifikimi i titujve akademikë të pedagogëve. Në fund të kërkesës së tyre studentët theksojnë se “Ne do të vazhdojmë bojkotimin e mësimit dhe protestën deri sa këto kushte të plotësohen. Kushtet janë të panegociueshme”.
Lajmi kryesor: