Shijak/ Kërcënohen 4 persona me armë zjarri, në pranga dy persona

Shijak/ Kërcënohen  4 persona me armë zjarri, në pranga dy persona

SHIJAK- Është zbardhur ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Shijak, ku u kërcënuan 4 persona me armë zjarri, pas një konflikti për motive të dobëta. Personat e arrestuar janë J.Gj. 21 vjeç dhe E.B. 22 vjeç, të dy  banues në Pjezë të Shijakut, të cilët kërcënuan dhe  hapën zjarr në ajër. Nga policia e Shijakut u  ndaluan dy persona dhe u sekuestruan 2 gëzhoja model 56.

Ngjarja ndodhi në një lokal në Gjepalaj, ku u kërcënuan personat E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeçdhe J.T., 22 vjeç. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale "Kanosja "në bashkëpunim, "Prishja e qetësisë publike", dhe " "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë

Udhëhoqi operacionin ushtarak për rrëzimin e Bashar al-Assad, Ahmed Al-Shaara bëhet president i përkohshëm i Sirisë