Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 8 shkurt 2024 në lagjen “Xhabije” të Shkodrës ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i plagosur 60 vjeçari Selami Brahimi.
Dy ditë më vonë, është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Sulejman Kapllani. 68 vjeçari kishte arritur të arratisej drejt Gjermanisë ndërsa arrestimi i tij u bë i mundur në qytetin e Berlinit falë bashkëpunimit të policisë shqiptare me Interpolin dhe homologët gjermanë.
Tashmë kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
68 vjeçari dyshohet të ketë qenë autori kryesor i atentatit ku u qëllua me armë zjarri drejt automjetit tip “Citroen” ku udhëtonte Selami Brahimi i cili fatmirësisht arriti të shpëtonte duke u plagosur lehtë në fytyrë.
Shtetasi S. K. dyshohet si autori kryesor i ngjarjes së datës 08.02.2024, në Shkodër, ku ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të markës “Citroen”, për të vrarë shtetasin S. B., banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, informoi sot policia.
Shënjestra e atentatit ka deklaruar në polici se nuk e kishte konflikte me askënd dhe se nuk kishte arritur të shquante fytyrën e autorit.
Ndaj shtetasit Sulejman Kapllani, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit “AK-47” që u përdor për atentatin si dhe automjeti i përdorur për transportin e autorit.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e Sulejman Kapllanit, 68 vjeçarit që dyshohet plagosi me armë zjarri Selami Brahimin në Shkodër 2 ditë më parë.
Duke qenë se arrestimi i autorit u bë në Gjermani ku kishte arritur të arratisej, Balla tha se do të nisin procedurat për ekstradimin e tij duke theksuar se po përgatiten marrëveshje ekstradimi edhe për shumë të kërkuar shqiptarë që strehohen në vende në të cilat Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi, një ndër to Emiratet e Bashkuara ku u arrestua së fundmi ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçe..
"Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana Interpol Ëiesbaden dhe Prokurorisë së Jurisdiksionit të Përgjithshëm Shkodër për zbardhjen dhe ndalimin e personit të dyshuar për një ngjarje kriminale të ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër Dita-ditës po konsolidohet bashkëpunimi i Interpol Tiranës me agjencitë partnere për shkëmbimin e informacionit me qëllim gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Ky bashkëpunim po zgjerohet edhe me vendet ku më parë s’kemi pasur marrëveshje ekstradimi, me ato vende që deri tashmë kanë shërbyer si vende të “sigurta” për shumë të kërkuar.
Përgëzoj Interpol Tiranën dhe strukturat e Policisë së Shtetit në të gjitha nivelet, për operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe ekstradimin e tyre drejt vendeve ku ata kanë kryer veprimtarinë kriminale. Vetëm gjatë 40 ditëve të para të këtij viti, janë zhvilluar 20 operacione nga Interpol Tirana dhe strukturat e Policisë së Shtetit, dhe koordinimi i vazhdueshëm me partnerët, ka lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga në disa qarqe të vendit 20 të kërkuar në nivel ndërkombëtar"- shkruan Balla në reagimin e tij.
Bravo Policia Shkoder.
PërgjigjuLagjja Guerile a i bjen tek maxhypt?
PërgjigjuFlm naqe se ka 30vjet qe kam lane Shkodren e Shqipnine e kena harru edhe emrat e lagjeve.
Lagja guerile: Esht mahalla KIRAS
Me shume do denohet ky per tradheti!!
PërgjigjuRuhuni nga xhelozia e pleqerise sepse qenka me e keqe se e rinise.
PërgjigjuArsye Xhelozie ceshtje pasioni hahaha.. Jane bo te keqij kto pleqte nga nuk i fusin hundet Dhe xhelozine e kane te keqe njekohesisht..
Përgjigjue morme vesht ju hek barra njenit shyqyr????
Paska dasht me e vra axha i gruse