Qeveria ka vendosur të ndryshojë rregullat “Për Shërbimin e Provës”, i cili është një dënim alternativ për të burgosurit me shkelje të lehta. Drafti i propozuar nga Ministria e Drejtësisë tashmë ka nisur procedurat parlamentare. Projektligji për “Shërbimin e Provës”, përmban veprimtarinë e këtij institucioni; detyrat kryesore të institucionit; rregullat për detyrat e drejtorit të Përgjithshëm; dispozitat për punonjësit; rastet kur punonjësit e Shërbimit të Provës mund të jenë në konflikt interesi; kontaktet me të dënuarit; rregullat kur i dënuari ndryshon vendbanim dhe detyrimet për punonjësin e Shërbimit të Provës.
/Shqiptarja.com









