Zbardhet raporti i ministrave
teknikë të Bashës: Votat u blenë

Zbardhet raporti i ministrave<br />teknikë të Bashës: Votat u blenë
Është zbardhur raporti i minstarve teknikë për procesin e zgjedhjeve të 25 qershorit.

Në raport bëhen të ditura detajet rreth standardeve të zgjedhjeve parlamentare.

Ministrat teknikë të Partisë Demokratike do largohen nesër nga Qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh
me mision monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje për të garantuar standardin e tyre.

Ata pritet ta japin nesër dorëheqjen pas publikimit të raportit, ndërsa kompetencat do t’i kalojnë tek zv.ministrat.

Raporti:
-Grupe kriminale në Dibër, Elbasan e Lezhë.

-Policia nuk parandaloi korrupsionin zgjedhorë.

-Shitblerja e votës një fenomen i përhapur

-Policia e shtetit nuk u koordinua me institucione për të garantuar votën e lirë

-Ministrat kanë dërguar në prokurori 110 të dyshuar për krime gjatë zgjedhjeve

-Asete shtetërore janë përdorur për fushatë elektorale

-Nëpunësit e administratës u përfshinë në fushatën elektorale me subjekte të ndryshme

-Është konstatuar që punonjës policie kanë mbështetur subjekte të ndryshme në fushatë elektorale

-Punonjes te nivelit te larte te administrates dhe punonjes te policise te perfshire ne shitblerjen e votës.

-Rekomandohet të merren masa për të gjetur përgjegjësit në strukturat e policisë të cilat nuk kanë mundësuar zbatimin e masave operacionale të dakortëduara nga drejtori i përgjithshem i policisë së shtetit

-Ministri i Brendshëm ka raportuar punonjësit e policisë që kanë mbështetur subjektet elektorale apo kanë bashkëpunuar me elemente kriminale. Ministri i ka kërkuar drejtorisë së policisë largimin nga detyra të këtyre punonjësve por drejtori i përgjithshëm i policisë nuk ka marrë masat e kërkuara.

-Rekomandohet që KLSH të auditojë të gjitha punësimet apo shkarkimet të kryera gjatë periudhës zgjedhore, në pushtetin qëndror dhe vendor.

-Rekomandohet ndryshim ligjor që të ndalohen lëvizjet në administrate 6 muaj para zgjedhjeve.

-Rekomandohet hetimi i ndryshimeve në tregun valutor për zhvlerësimin e euros që nga data 19/5/2017 deri më 27/6/2017 nëse ndryshimet e valutës janë lidhur me përdorimin e saj në mënyrë informale për shitblerjen e votave apo veprave të tjera penale në fushën e zgjedhjeve.

-Është konstatuar dhënia e privilegjeve të ndryshme gjatë fushatës elektorale si certifikatë pronësie, legalizime, premtim i vendeve të punës, premtim i vlerësimit kalues ose më të lartë gjatë procesit të maturës shtetërore. Rekomandohet që rastet e dhënies së privilegjeve në rastin e maturës shtetërore bursave të ekselencës, rastet e denoncimit të kontrabandës së kafesë, të rimbursimit të tvsh apo të subjektivitetit gjatë vlerësimit tatimor si dhe listat e ndihmës ekonomike duhet të jenë subjekt i auditit nga klsh apo edhe e hetimit të mëtejshëm nga prokuroria me përfundime konkrete.

-Përfshirja e opozitës në qeverisje gjatë vitit elektoral, në funksion të garantimit dhe monitorimit të procesit zgjedhor është një praktikë shumë e mirë në kushtet e një demokracie të brishtë në Shqipëri, shpesh e shoqëruar me tensione politike, megjithëse kjo përfshirje për te qene efektive duhet të ndodhë më parë, konkretisht nga 1 janari i vitit zgjedhor dhe jo pak javë para zgjedhjeve për kuvendin. Rekomandohet, 3-6 muaj para zgjedhjeve. Në këtë mënyrë procesi i monitorimit dhe masat e marra apo rekomandimet e dhëna nga task forca do të mund të kryehen me një ritëm normal pune. Njëkohësisht institucionet dhe entet apo shoqërite shteterore do të kenë më shumë kohë në dispozicion për të mbledhur apo për të përpunuar informacionin dhe për tia referuar atë task forcës të plotë e të saktë për cka kërkohet. Gjithashtu nisja e punës më herët nga task forca do të mundësonte edhe një monitorim më të mirë dhe më të hollësishëm të enteve publike dhe shoqërive shtetërore në drejtim të mospërdormit të aseteve të tyre në funksion të fushatës politike apo mos lidhjes së kontratave të reja të punës si mekanizëm për të shtuar zgjedhësit që votojnë për një subjekt të caktuar politik, dhe deformuar vullnetin e lirë të zgjedhësve.

Ministrat teknikë dorëzojnë nesër dorëheqjen
Tre muaj pas marrëveshjes së 18 majit, të arritur mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha, ministrat teknik nesër do të dorëzojnë formalisht dorëheqjen e tyre.

Burime nga “Selia Blu”, bëjnë me dije për Shqiptarja.com, se qëndrimi në detyrë i ministrave teknik dy muaj pas zgjedhjeve është bërë për hartimin e raporti mbi standardet e zgjedhjeve, i cili tashmë ka përfunduar.

Mësohet se ministrat teknik i kanë kaluar zv.ministrave të gjitha kompetencat e tyre, të cilët pritet të drejtojnë ministritë deri në ardhjen e ministrave të rinj në shtator.

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë