Zbardhet raporti, kush janë institucionet më abuzuese me tenderat
Gjatë vitit 2017 më shumë 21 miliardë lekë të rinj nga buxheti i shtetit janë përdorur për tendera dhe koncesione të dyshimta.
Gjatë vitit 2017 më shumë 21 miliardë lekë të rinj nga buxheti i shtetit janë përdorur për tendera dhe koncesione të dyshimta.
Report TV ka siguruar raportin që Komisioni i Prokurimit Publik ka depozituar në Kuvend, ku thuhet se gjatë vitit 2017 pranë Komisionin të Prokurimit Publik janë paraqitur ankesa lidhur me vendimmarrjen për procedurat e prokurimit publik, koncensione/ppp, ankande publike dhe leje minerare për 308 autoritete kontraktore, pra institucione.
Janë 1099 ankesa në total, prej të cilave 1083 ankesa janë paraqitur për procedurat e prokurimit publik, 4 ankesa për procedurat konkurruese koncesione/ppp, 7 ankesa për procedurat e ankandit publik dhe 5 ankesa për procedurat konkurruese leje minerare.
Sipas raportit, Komisioni i Prokurimit Publik ka marrë vendime lidhur me ankesat e paraqitura për procedura të cilat, në total, referuar fondeve limite, arrijnë një vlerë prej 21.350.943.914 lekë.
Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2017, 50.4 % e tyre janë pranuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, me një vlerë të përafërt tenderash të anuluara më shumë se 10 miliardë lekë të rinj.
Institucione me numrin më të lartë të ankesave:
1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (kryesisht për tenderat të natyrës së ruajtjes së Sigurisë Fizike)
2. Posta Shqiptare (për prokurimet në Shërbime)
3. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (Për prokurimet në Mallra)
Institucionet me numrin më të lartë të tenderave të anuluar pasi janë konstatuar shkelje:
1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
2. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
3. Albpetrol sh.a.
4. Prokuroria Tiranë
5. Ministria e Shëndetësisë
PDF/Raporti i plotë Komisionit të Prokurorimit Publik
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3074
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin, Apeli i GJKKO lë në burg ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit
4 Janar 2023, 10:43
-
Ministeriali i Ballkanit Perëndimor në Shkup: KPP, çmim special për besimin në administratën publike
15 Shtator 2022, 22:41
-
Akuzohen për abuzim me tenderin për rikonstruksionin e Komisariatit, Gjykata e Shkodrës nxjerr nga qelia 14 të arrestuarit! Saimir Rustemi pritet me brohoritje
24 Korrik 2022, 13:58
-
Abuzuan me tenderin 7 mln lekë duke blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononin! GJKKO dënon ish-zyrtarët e bashkisë së Durrësit dhe 4 punonjësit e kompanive private
28 Maj 2022, 10:20
-
Abuzuan me tenderin për blerjen e ushqimeve për çerdhet e kopshtet në vitin 2018, KLSH kallëzon në SPAK dy punonjës në Bashkinë e Dibrës
20 Dhjetor 2021, 17:37
-
Rama: Jo më radhë dhe vonesa për bizneset, çdo ankesë për tenderat, prokurimet apo koncesionet do të dorëzohet online në e-Albania
1 Nëntor 2021, 09:16
-
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksionte, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë
29 Tetor 2021, 08:27
-
Abuzim me tenderat, KLSH kallëzon në SPAK 5 funksionarë të Ministrisë së Brendshme, rritën kostot e ndërtimit të godinave të policisë e shkelën barazinë
30 Korrik 2021, 13:44
-
Nuk pranoi të jepte informacion për tenderin e rrugës, gjobitet me 50 mijë lekë kreu i Bashkisë Sarandë Adrian Gurma
16 Korrik 2021, 18:05
-
Tenderi me uniformat e policisë, reagon pronari i një prej kompanive fituese: akuza të pavërteta, një kapele nuk kushton 350 euro siç u tha, por 23 euro
15 Korrik 2021, 10:57
-
Arrestimi i Fatos Tushes/ Vendimi i çuditshëm i KPP-së që i hapi rrugë tenderit abuziv: Kompanive të skualifkuara nuk ka çfarë u duhet se si shpallet fituesi
14 Korrik 2021, 17:51
-
Dosja/Tenderi korruptiv me uniformat e policisë,Ardi Veliu kundërshtoi kompaninë fituese: Probleme me çmimet, këmisha me mëngë të gjata, më e lirë se ajo me të shkurtra
14 Korrik 2021, 11:57