VLORE-Zbardhet shpërthimi me eksploziv në orët e para të ditës së djeshme në oborrin e banesës së Frederik Osmënajt. 24 orë pas ngjarjes, grupi hetimor ka shpallur në kërkim djalin e Frederik Osmënajt.

Sipas policisë, ka qenë pikërisht Ervis Osmënaj, i cili ka vendosur eksplozivin në oborrin e banesës së të atit për shkak të konflikteve për motive pronësie.  

I biri kishte konflikte të vazhdueshme me të atin për pronat, ndërsa është i dyshuari kryesor sipas bluve të qytetit bregdetar për vendosjen e tritolit.