Zbardhet tentativa e vrasjes së 33-vjeçarit dje në Fier, 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim! Një nga autorët e dyshuar i përfshirë në vrasjen e një të riu 2 vite më parë

Zbardhet tentativa e vrasjes së 33-vjeçarit dje në Fier, 3 persona në pranga dhe 1 në kërkim! Një nga autorët e dyshuar i përfshirë në vrasjen e një të riu 2 vite më parë

Kiri Mërnica I arrestuar sot dhe Florian Selimi, i vrarë në vitin 2019

Është zbardhur ngjarja që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Sulaj të Fierit, ku mbeti i plagosur 33-vjeçari Pashk Palnikaj. Bëhet me dije se janë arrestuar tre persona, Kiri Mërnica, Mirand Mërnica dhe Liri Biçaku, ndërsa është shpallur në kërkim Robert Mërnica.

Bëhet me dije se janë arrestuar tre persona, Kiri Mernica, Mirand Mernica dhe Liri Biçaku, ndërsa është shpallur në kërkim Robert Mernica. Rezulton se Kiri Mernica, Mirand Mernica dhe Robert Mernica janë kushërinj me njëri-tjetrin, ndërsa Liri Biçaku është shok i tyre.

Këta të fundit dhe  Pashk Palnikaj, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj të Fierit, u përfshinë në një konflikt për motive ende të paqarta, ndërsa situata degradoi ku 33-vjeçari u qëllua me armë zjarri. Ai u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë",  "Armëmbajtje pa leje" dhe "Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:19
Tentoi të vriste 33-vjeçarin në Fier, Kiri Mernica në arrest shtëpie! I akuzuar për vrasjen e një 23-vjeçari 2 vite më parë

1618644845_MERNICASELIMAJ.jpg

Kiri Mërnica I arrestuar sot dhe Florian Selimi, i vrarë në vitin 2019

Kiri Mernica, i akuzuar si një nga personat që plagosën dje në fshatin Sulaj të Fierit Pashk Palnikajn, rezulton se ishte në arrest shtëpie, masë që e ka thyer. Mernica akuzohet si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, ku u vra me armë zjarri 23 vjeçari Florian Selimi, me origjinë nga Tropoja dhe banues po në fshatin Sulaj. Ai u akuzua si një nga autorët e kësaj ngjarje, akuza që i mohoi. Ndërsa nuk bëhen ende me dija rrethanat se si ai u la në arrest shtëpie.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • poli: 17/04/2021 11:51

    ky kiri viri pse na qenka jasht kur paska vra nje person?cfar pret drejtesija te gjeje kush gjykates ka mare parate e ketij kiri virit qe ka dal ne arrest shtepije? pastaj me kete plagosje e paska vulosur certifikaten e vdekjes se kuksianet nuk ta falin gjakun. heret a vone do e degjojme qe u vra per hasmeri.sic e kerkon do e gjeje.nje kandidat per tu vrare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?