Krerët e degëve të vetmit që i dolën pro Bashës, Berisha kërkon t’i zëvendësojë, del udhëzimi i ‘Komisionit të Rithemelimit': Plotësoni formularin për të kandiduar

Krerët e degëve të vetmit që i dolën pro Bashës, Berisha kërkon t’i zëvendësojë, del udhëzimi i ‘Komisionit të Rithemelimit': Plotësoni formularin për të kandiduar

Sali Berisha

TIRANË- Në një kohë kur krerët e degëve, ishin të vetmit që i dolën në krah Lulzim Bashës, duke mos i kërkuar dorëheqjen pas humbjeve në zgjedhjet e 6 marsit, Sali Berisha nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit, ka publikuar udhëzimin dhe mënyrën sesi do t’i zëvendësojë nëpërmjet, asaj që ish-kreu i PD-së ,e cilëson riformatimin e strukturave të Partisë Demokratike. 

Report Tv ka siguruar udhëzimin e Komisionit të Rithemelimit për zgjedhjen e strukturave vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. Të gjithë anëtarët e PD të cilët do të duan të jenë drejtues të degëve të PD duhet të plotësojnë një formular, në bazë të së cilit do të bëhet përzgjedhja e më pas votimi i tyre nga anëtarësia. Ky formular duhet të plotësohet brenda datës 3 prill, ndërsa kryetari i degës do të zgjidhet më 10 prill.

Pas humbjeve të zgjedhjeve të pjeshshme lokale, deputetët e Partisë Demokratike kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, por krerët e degëve i dolën në mbrojtje. Humbjen drastike të PD krerët e degëve nuk ia faturuan Bashës, por deputetëve të tij, të cilët sipas tyre ata nuk punuan gjatë fushatës me qytetarët në terren, por shfaqeshin vetëm për të bërë foto.

Kujtojmë se Komisioni i Rithemelimit ka shtyrë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 30 prill. Komisioni Rithemelimit kishte planifikuar mbajtjen e Kuvendit më datë 22 mars, por ata njoftuan se duke qenë se u fokusuan në zgjedhjet e 6 marsit, nuk kanë mundur dot të merren organizmin e strukturave të partisë.

 

( Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Udhëzimi i Berishës për zgjedhjen e kryetarëve të degëve, Kulluri: I preu demokratët në besë, u le vetëm tre ditë kohë kandidatëve për të garuar

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, ka reaguar pas publikimit të udhëzimit të Sali Berishës, për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se Komisioni i Rithemelimit ka presë në besë demokratët. Sipas tij udhëzimi është i turpshëm, që u lë vetëm 3-4 ditë kohë kandidatëve për të garuar për kryetar dege të PD-së.

‘Komisioni i Rithemelimit sapo ka prere ne bese demokratet! Me kete udhezim te turpshem qe u le vetem 3-4 dite kohe kandidateve per te garuar per Kryetar Dege te PD, kane perdhosur parimin e gares se lire, primareve, debatit dhe konkurences! Lul Basha ishte me i sinqerte! Ai i emeronte kryetaret e degeve dhe nuk tallej ne kete fare feje me anetaret e Partise Demokratike!’- shkruan Kulluri.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LLAPAQEN KASAP RREXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 17/03/2022 21:22

    Ore a jan në terezi demokratët që vazhdojn e meren me Sali Berishën. Po ky njeri me emrin Sali Topi është top i ndryshkur e top skarcitet me ktë lloi njeriu do vi pd në pushtet. KURR KURR nuk vjen më ky Burr në pushtet. Mjer Shqipria çfar po i bëhet duke vazhduar duke u mer me një të mar si Sali Berisha bajga Shqipris.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja