Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje 

Zbardhet vendimi/ 2-8 vite burg kush përhap infeksione pa e ditur, Gjykata Kushtetuese rrëzon ndryshimet në Kodin Penal, ndëshkim vetëm për përhapësit e sëmundjeve me dashje 

Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar me shumicë votash kriminalizimin e përhapjes së infeksioneve nga pakujdesia. Me vendim të datës 15 dhjetor 2022, Kushtetuesja ka rrëzuar si antikushtetuese paragrafët dy dhe tre të nenit 89/b të Kodit Penal. Paragrafi i parë i shfuqizuar parashikonte dënimin me gjobë deri në 2 vite burg të personit që përhap pa dashje sëmundje infektive. Paragrafi i tretë i shfuqizuar parashikonte dënimin me burg nga 3 deri në 8 vite, kur përhapja pa dashje e sëmundjeve infektive, ka shkaktuar pasoja të rënda për shëndetin ose rrezik për jetën e njerëzve. Gjykata ka lënë në fuqi vetëm paragrafin e parë të nenit 89/b, i cili parashikon dënimin me 2 deri në 5 vite burg të përhapjesh me dashje të sëmundjes infektive. 

Neni 89/b i Kodit Penal u miratua nga Kuvendi në 16 prill 2020, me propozim të të deputetëve të mazhorancës, në kuadër të masave për të kufizuar përhapjen e virusit Covid-19. Në 6 maj 2022, Komiteti Shqiptar i Helsinkit iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar shfuqizimin në tërësi të nenit 89b të Kodit Penal si dhe të nenit 242a. Neni 242a i Kodit Penal, miratuar nga Kuvendi po në në 16 prill 2020, parashikon dënimin me gjobë deri në 3 vite burg moszbatimin e urdhrave, ligjeve, masave nga organet shtetërore gjatë pandemisë.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe Kuvendit kërkuan që të dy nenet të liheshin në fuqi plotësisht, me argumentin se këto masa ishin të pashmangshme, të ngutshme dhe të duhura, pasi OBSH-JA shpalli gjendjen e pandemisë COVID-19 dhe në Shqipëri u shpall gjendja e fatkeqësisë natyrore për të njëjtin shkak. Ndërsa, KSHH ka pretenduar se ndryshimet janë miratuar pa konsultim, me proceduar të përshpejtuar, janë të paqarta, cenojnë të drejtën për të lëvizur lirisht dhe jetë familjare. 

Por, Gjykata Kushtetuese ka arsyetuar se vetëm parashikimi i dënimit të përhapjes së sëmundjes infektive nga pakujdesia është në kundërshtim me Kushtetutën, për shkak se dy paragrafët janë të paqartë. Sipas gjykatës “është e paqartë se si mund të kryhet nga pakujdesia vepra penale e përhapjes së sëmundjes infektive të rrezikshme nga personi që ka për qëllim përhapjen e saj. Po kështu, duke pasur parasysh kuptimin e fajit në formën e pakujdesisë, formulimi i krijon individit pasiguri për masat që duhet të marrë për të kontrolluar shëndetin dhe diagnostikimin e sëmundjeve eventuale epidemike, që të provojë se nuk ka pasur mundësi as të parashikonte dhe as të dëshironte përhapjen e sëmundjeve infektive. Me fjalë të tjera, nga ky formulim nuk kuptohet se si individi duhet të veprojë për të parashikuar mundësinë e ardhjes së pasojës penale – përhapjen e sëmundjes infektive, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale”.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • doktori: 18/01/2023 22:43

    Dhe kush e vendos ne ishte me apo pa dashje? I gjithe ligji mbetet baze per vendosjen e nje diktature mjekesore. Imagjinoni nje jete ku masat anti-Covid nuk perfundojne kurre. Teknikisht per nje kolle ne publik mund te hysh ne burg. Kuptohet, kjo nuk do perdoret per njerezit e zakonshem -- nuk kemi aq vende ne burg. Do rezervohet vetem per disidentet politike. Mjafton dikush te thote "Filani me ngjiti gripin" dhe aq! Ishte me e veshtire te hiqje dike qafe me letrat anonime ne kohen e Enverit, sesa tani me kete ligj.

    Përgjigju
    • Taku: 19/01/2023 03:12

      E vendos organi i akuzes qe ushtron ndjekje penale, dhe e vendos organi qe jep drejtesine pra gjykata. Ajo qe eshte per tu trajtuar me tej eshte qe vendimi i GJK eshte nje shuplake ndaj vendimarrjes antikushtetuese te Kuvendit qe kontrollohet nga nje maxhorance nen diktatin e nje individi, mega te korruptuarit Edi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin