Zbardhet vendimi për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, ja përgjegjësitë e banorëve

Tërmeti i fortë i 26 nëntorit, i cili shënoi disa viktima në Durrës dhe Thumanë, vuri në dukje rrezikun që sjellin mijëra depozitat e ujit mbi tarracat e pallateve të vjetra në Tiranë. Këto depozita, të cilat janë vendosur nga vetë banorët nga vitet ’90 e deri më sot, për shkak të peshës, por edhe amortizimit, rrezikojnë seriozisht banorët, pasi dëmtojnë konstruksionin mbajtës të tarracave. Kjo është arsyeja pse Bashkia e Tiranës ka miratuar një vendim të posaçëm, i cili shpjegon procedurat e heqjes së tyre, por edhe shpreh se përgjegjësia kryesore në gjithë këtë proces është e banorëve dhe administratorëve të pallateve.

Vendimi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës parashikon marrjen e masave të menjëhershme për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat e pallateve, të cilët janë shpallur të pabanueshme me akt-konstatimi nga Instituti i Ndërtimit dhe banorët e tyre janë evakuuar, pasi godinat kërkojnë një rivlerësim të thelluar mbi gjendjen e tyre strukturore. Në keto objekte, ky proces ka nisur të ndiqet menjëherë nga Bashkia e Tiranës, e cila është në terren për largimin e këtyre depozitave nga tarracat e pallateve.

Ndërkohë, sipas vendimit, në të gjitha pallatet e banimit ku nuk ka pasur dëme nga tërmeti i datës 26 nëntor, do të hiqen përkohësisht nga tarracat e përbashkëta të pallateve të banimit të gjitha depozitat e ujit, deri në momentin që asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët të jenë pajisur me raportin e hartuar nga eksperti licencuar mbi qëndrueshmërinë konstruktive të tarracës dhe objekteve në bashkëpronësi. Ky proces është përgjegjësi e banorëve dhe duhet të ndiqet nga vetë banorët e pallatit, në bashkëpunim të ngushtë me administratorin e pallatit.

“Për këto objekte banimi, asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët brenda datës 30 janar 2020, duhet të jenë pajisur me raportin e inxhinierit konstruktiv të licencuar mbi qëndrueshmërinë e tarracës së pallatit. Një kopje e këtij raporti i dorëzohet dhe Drejtorisë së Objekteve në Bashkëpronësi pranë Bashkisë Tiranë, e cila sipas rastit njofton strukturat përkatëse. Asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve në bashkëpunim dhe me strukturat përkatëse të Bashkisë Tiranë, jo më vonë se data 30 janar 2020 të identifikojnë vendet e përshtatshme për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit”, thuhet në vendim.

Sipas bashkisë, asambletë e bashkëpronarëve dhe administratorët e pallateve të banimit duhet të marrin masa për lokalizimin dhe vendosjen e depozitave të përbashkëtave të ujit në ambiente të përshtatshme dhe të izoluara. "Administratori është përgjegjës për administrimin dhe sigurinë e depozitave të përbashkëta. Vendosja e depozitave të përbashkëta të ujit, përveç garantimit të sigurisë për jetën dhe shëndetin e vetë banorëve, do të sjellë edhe një mirëadministrim të depozitave dhe furnizimit me ujë. Ku tashmë, jo çdo banor duhet të kujdeset për mirëmbajtjen e depozitës individuale, por sipas rregullave dhe ligjit të bashkëpronësisë, e gjithë tërësia e bashkëpronarëve, nëpërmjet administratorit të përzgjedhur, kujdeset për depozitën e përbashkët të ujit, ashtu siç ndodh në pjesën më të madhe të pallateve të reja të banimit. Bashkia e Tiranës do të mbështesë asamblenë e bashkëpronarëve dhe administratorët për lehtësimin e këtij procesi për vendosjen e depozitave të përbashkëta të ujit, me qëllim dhe garantimin e jetës dhe shëndetit të njerëzve" thuhet në njoftim.

Për të verifikuar zbatimin e këtij vendimi, pas kalimit të afatit të parashikuar më sipër, Inspektorati Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake do të kryejnë inspektimet e nevojshme mbi plotësimin e detyrave të ngarkuara nga ky vendim dhe legjislacioni në fuqi.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 18/12/2019 18:05

    MOR VELIAJ ,,NUK E HEDHIN PALLATIN NE TOKE DEPOZITAT E UJIT,,POR NDERHYRJET NE MURET MBAJTES TE KATIT TE PARE,,DHE PROJEKTI I GABUAR,,NR I KATEVE,,,DHE SASIA DHE CILESIA E HEKURIT DHE BETONIT,,,..POR NE VAZHDOJME ME MARREZITE E ERION VELIAJT,,,TJETER --KUND FLE LEPURI,,,KETO JANE SI BOMBA TYMUESE ,,QE DUAN TE MBULOJNE SKANDALET ME LEJET E NDERTIMIT NE TIRANE E DURRES,,NDERTIMIN NE KETO QYTETE PA PLAN URBANISTIK,,DHE NDERTIMIN E PALLATEVE TANI PA KUFI E PA PLAN NGA ERION VELIAJ VETEM PER TE FITUAR 20 %,MOSMARRJEN E MASAVE PAS TERMETIT TE SHTATORIT QE BEJNE ME FAJ QEVERINE,,..BEJNE SIKUR IU QAN ZEMRA PER POPULLIN POR NGA ANA TJETER I FUSIN NJEREZIT NE SHTEPI DHE PALLATE QE SHEMBEN SI TE BERA ME SHKOPINJ...

    Përgjigju
  • birce: 18/12/2019 16:31

    Bashkia duhet te jete me kembe ne toke dhe te marre vendime te sakta sepse: DEPOZITA KANE PALLATET E VJETRA QE JANE PA ATMINISTRATORE SEPSE ATMINISTRATORI NUK E JUSTIFIKON DOT PAGESEN. Ligji duhet te jete: NE ASNJE TARACE NUK DUHET TE KETE DEPOZITA DHE KETO DUHET TI HEQI BASHKIA ME ISTANCAT E SAJE SEPSE KESHTU SI PO VEPROHET ASNJERI NUK DO TI HEQI. NE KATET E SIPERME JEMI ME TE INTERESUARA PER TI HEQUR SE PO NA BIEN NE KOKE. LALI ERI NA NDIMO....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës