Zbardhet vrasja e Armando Beqirit, 35-vjeçari ekzekutoi me 9 plumba bashkëkombasin në Islandë, i shpallur në kërkim edhe nga policia shqiptare
Armando Beqiri dhe Angjelin Stërkaj
Është zbardhur ekzekutimi i shqiptarit Armando Beqiri në 13 shkurt të këtij viti në Islandë. Autori është një shqiptar dhe siç raportojnë mediat e huaja në Islandë, quhet Angjelin Stërkaj.
Policia islandeze në një konferencë për shtyp në Reikjavik deklaroi se Armando Beqiri ishte i lidhur me krimin e organizuar. Autori i arrestuar është Angjelin Stërkaj, 35 vjeç, por në rrjetet sociale identifikohet si Angjelin Mark Stërkaj.
Angjelin Stërkaj nuk është një emër i panjohur edhe për policinë shqiptare, pasi është shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare ai ka jetuar në Islandë për rreth 7 vjet dhe është e qartë se kishte armiqësi midis tij dhe Armando Beqirit, të ndjerit.
Armando drejtonte një kompani sigurie me disa bashkatdhetarë të tij. Policia pretendoi sot në një konferencë për shtyp se ai kishte pasur lidhje me botën e krimit.
Angjelin Stërkaj u arrestua tre ditë pas vrasjes së Armando Beqirit. Ai vazhdimisht e mohoi se kishte lidhje me ekzekutimin e Armando Beqirit, por hetimet dhe të dhënat e policisë zbuluan se vrasja ishte kryer nga ai.
Në takimin informues u tha që policia është në dijeni të arsyes së vrajses, por nuk e bën të ditur atë. Burimet e pakonfirmuara të medias islandeze pretendojnë se armiqësia personale midis Armando dhe Angjelin është arsyeja kryesore e vrasjes.
Kujtojmë se Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57, sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Autori i cili po e priste e ka qëlluar me më shumë se 5 plumba, pas shpine, në qafë dhe kokë, duke bërë që 33 vjeçari të ndërronte jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ai jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike, që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/605ee2019a525angjelin.jpg)
Angjelin Stërkaj i kërkuar nga policia shqiptare
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/605ee2525def1frd.png)
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/605ee25d827fbr5tfgbyghnb.png)
Angjelin Stërkaj
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11363
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Masakra e ish-kandidatit të ‘Agimit të Artë’, pamjet me kallash në dorë dhe depo e armëve! Rrëfimi para vetëvrasjes: I qëllova me revole në kokë dhe kaq ishte (FOTOT)
10 Shkurt, 08:28
-
Greqi/ Ish-kandidati i 'Agimit të Artë' bën masakër në Larisa, ekzekuton 2 borxhlinjtë dhe më pas vetëvritet! Avokati: Më la amanet funeralin, ishte i sëmurë rëndë (EMRI+VIDEO)
9 Shkurt, 13:17
-
Si mafia shqiptare mori drejtimin e tregut të kokainës në Britani: Nga lidhja me kartelet kolumbiane te vrasjet e ‘kryekomandantëve’
4 Shkurt, 19:45
-
Ekzekutimi i postierit në Kamëz, VIDEO e 'Porsche'-it të përdorur nga atentatorët! U denoncua e vjedhur në Elbasan
29 Janar, 11:49
-
Berat/ Rrëmbeu dhe dogji dy të rinj në ’98-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg
28 Janar, 20:13
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Tragjedi në Sllovaki/ 18-vjeçari vret me thikë drejtoreshën dhe një student në shkollë, një vajzë e plagosur! Policia njofton arrestimin e autorit
16 Janar, 15:24
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Tiranë/ 81-vjeçarin e vrau me çekiç pas kafes në shtëpi, zbardhet dëshmia e autorit: Më ngacmonte gruan e më ofendonte
16 Janar, 09:28