TIRANE - Fillimisht u mendua se 24 vjeçari Ervin Merdini kishte gjetur vdekje nga përplasja me hekurin e timonit të biçiklitës, por veprimet e fundit hetimore flasin për një vrasje. 

Sipas ekspertimeve e çara e aortës, dhe dëmtimet në trup janë shkaktuar nga një thikë. Policia sot arrestoi Nik Llakaj, si autor të vrasjes së Ervin Merdinit në dt.29 prill 2013 në rrugën "Besa". Krimi mendohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Sektori i Krimeve të Rënda arriti të dokumentojë ngjarjen pas një pune të pandërprerë 4-ditore.

Burimet e policisë njoftuan se Ervin Merdini prej muajsh kishte shfaqur probleme depresioni. Edhe pak ditë para vrasjes, ai ishte grindur me Llakajn.

Redaksia online
(ar.sh/sg/shqiptarja.com)