BERGAMO - Policia italiane thotë se ka arrestuar 2 autorë të vrasjes së shqiptarit Shkëlqim Malaj, trupi i të cilit u gjet i masakruar dhe i hedhur trupin në një fushë në Verdellino në Bergamo të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit të dy shqiptarë, A. S 36 vjç i arrestuar në Vercelli dhe M. K., 29 vjeç u arrestuan në Cambiago të cilët punonin me viktimën.
 
38 vjeçari i cili punonte si murator ishte goditur me shkopinj apo hekura, që e kishin  shpërfytyruar fytyrën duke e bërë të vështirë identifikimin.

Bashkëshortja ka rrëfyer në polici se i shoqi ishte zënë  me dy të arrestuarit pak ditë para vrasjes.

Mbrëmjen e 7 dhjetorit Shkëlqim Malaj kishte dalë nga shtëpia duke treguar bashkëshortes se kishte marrë një telefonatë dhe do të zhvillonte një takim për të larë hesapet.

Të tre ishin dehur dhe më pas kishin nisur sherri. Analiza e tabulateve telefonikë ka lejuar policinë të bjerë në gjurmët e të arrestuarve.

Trupin e pajetë e gjeti një çift, burrë e grua, banorë të zonës, që të dielën 8 dhjetor 2013, në orën 07:55 minuta kishin nxjerrë qenin për shëtitje. Ata ishin duke shëtitur në rrugën Garibaldi, një rrugë pa krye, që zakonisht përdorej nga çiftet e reja. Por duke shëtitur ata kishin parë diçka në fushë.  

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)