Zbardhet vrasja në Itali, shqiptari: Kunatin e qëllova se tradhtonte motrën!

Zbardhet vrasja në Itali, shqiptari: Kunatin e qëllova se tradhtonte motrën!

ITALI-Policia ka zbardhur vrasjen e shqiptarit dje në Romë pas sherrit në familje. Luan Zalta vrau ditën e djeshme me armë zjarri kunatin e tij Shpendi Allushi.

Ngjarja ndodhi në Nettuno. Mediat italiane raportojnë se dy personat, autori dhe viktima kohët e fundit kishin pasur debate të shumta dhe të vazhdueshme, pasi Zalta e akuzonte Allushin se i tradhtonte motrën.

Sherri agravoi dhe Luani Zalta ka nxjerrë armën e gjahut që e mbante të fshehur në shtëpi pasi e kishte pa leje dhe ka qëlluar vetëm një herë kunatin e tij, duke e lënë të vdekur. Më pas autori ka telefonuar policinë duke u thënë "Ejani, pati një tragjedi".

Luan Zalta është transportuar në spital për ndihmë pasi ka disa plagë si pasojë e përleshjes me kunatin, të cilin më pas e vrau.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë