DURRËS- 13 muaj në paraburgim dhe gati 7 muaj pasi ia kërkoi gjykatës dhe SPAK-ut për herë të parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj më në fund do të mund të njihet personalisht me dosjen e prokurorisë ndaj tij.
Vetëm një ditë pasi GJKKO e urdhëroi, Report Tv ka mësuar se SPAK përmes agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit i ka dorëzuar në qeli Veliajt plot 28 mijë faqe të 72 fashikujve të dosjes. I gjithë materiali është dërguar me një furgon që ka mbërritur në Burgun e Durrësit pasditen e së martës.
‘Odisea’ e Veliajt në kërkim të së drejtës për t’u njohur me dosjen hetimore nisi që verën e kaluar kur SPAK njoftoi fundin e hetimeve. Kryebashkiaku, vetë apo përmes mbrojtësve, kërkoi ose një kompjuter ku të mund të lexonte me USB dokumentet ose të printuara. Por asnjë nga dy opsionet nuk iu pranua, edhe gjatë më shumë se 5 muajve në seancë paraprake.
Vetëm trupa e re gjyqësore, ajo e gjykimit në themel, që në seancën e parë më 9 mars, vendosi të urdhërojë SPAK që t’i vërë në dispozicion dosjen Veliajt, në funksion të së drejtës së tij për mbrojtje efektive.
Në seancën e së hënës, vetë Veliaj nuk u paraqit, duke u përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht Valentina Teodoresku. Ndërsa përmes një deklarate pretendoi se nuk është zhvilluar ende seanca paraprake dhe, sipas tij, procesi nuk mund të jetë në fazën e gjykimit në themel. Sipas Veliajt, gjyqtarja Etleva Deda i ka mohuar të drejtën për një mbrojtje efektive. Seanca e radhës dosjen ndaj kryebashkiakut, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje do të mbahet më 24 mars.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente












Dosje me 28 mije faqe. I bie qe lalI eri te kete bere pothuajse tre krime ne dite qe nga dita qe ka lindur. Kush do lexoj 28 000 faqe? Dhe per sa kohe?
Përgjigju