Ndërsa shpresat për bisedime të reja paqeje, po zbehen vazhdimisht, çmimi i naftës vazhdon të rritet në tregjet ndërkombëtare.

Sipas mediave të huaja, çmimi referues për një fuçi nafte të papërpunuar Brent, është tani në nivelin më të lartë tre-javor prej 111 dollarësh.

Një nivel i tillë u pa për herë të fundit më 7 prill, përpara se të shpallej armëpushimi i përkohshëm mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit.

Para shpërthimit të luftës, nafta kushtonte rreth 72 dollarë për fuçi. Në Mbretërinë e Bashkuar u rritën gjithashtu çmimet me shumicë të gazit, me më shumë se 1%.

Këto rritje çmimesh ndikojnë në faturat e energjisë dhe koston e mallrave në të gjithë ekonominë globale.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: Irani na informoi se ndodhet në kolaps, kërkojnë që ne të hapim Ngushticën e Hormuzit! Emiratet e Bashkuara braktisin OPEC