Zbërthehet ‘Ghost’/ Arrestohet australiani që bashkëpunonte me një organizatë kriminale shqiptare! Trafikoi kanabis me vlerë 1.2 mln dollarë 

Detaje të reja janë bërë të ditura nga qindra arrestime të ndodhura për shkak të aplikacionit ‘Ghost-s’, ku midis tyre ka dal në pah dhe bashkëpunimi i australianëve me një organizatë kriminale shqiptare. 

Një prej australianëve të arrestuar për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, dyshohet se ka trafikuar kanabis në vlerë prej 1.2 milionë dollarësh dhe komunikimi është zbuluar në platformën sekrete, informoi sot policia australiane

36-vjeçari nga Victoria e Kanadasë, u identifikua gjatë operacionit KRAKEN të udhëhequr nga Policia Australiane, si një trafikant i dyshuar që përdorte pajisjen e koduar të komunikimit kriminal (ECC) 'Ghost' në lidhje midis anëtarëve të një organizate kriminale shqiptare.

Si rezultat i këtij informacioni, policia e lidhi atë me sekuestrimin e 140.000 dollarëve para të paligjshme të fshehura në një automjet në autostradën Hume (21 qershor 2024) dhe sekuestrimin e 28 kg kanabis me vlerë 255.000 dollarë para të paligjshme bashkë me një mjet Porche. 

Oficerët e Taskforcës së Përbashkët të Krimit të Organizuar (JOCTF) bashkë me oficerë të policisë australiane ekzekutuan tre urdhrër-arreste të martën (17 shtator 2024), në periferitë Victorian të Hillside dhe Aintreem, ku gjetën dhe sekuestruan 25 kg bimë kanabisi të prodhuar me llampa. Oficerët nga JOCTF arrestuan ditën e djeshme në Hillside dhe një 27 vjeçar në Aintreem. 

Ghost" përdorej ekskluzivisht nga kriminelët dhe u bë i njohur ditën e djeshme pas një operacioni ndërkombëtar i zhvilluar nga Policia Australiane me Europol. Gjatë zhvillimit të operacionit janë arrestuar me qindra të përfshirë në këtë aplikacion që kryesisht përdorej për komunikimin e trafiqeve të drogës. Sipas rezultateve të operacionit janë kryer: 38 arrestime, 71 urdhër bastisje të kryera, parandalim i 50 kërcënime për jetën dhe sekuestrimi i më shumë se 200 kg drograve të paligjshme bashkë me 25 armë.Gjatë arrestimeve është përmendur dhe përfshirja e shqiptarëve, por ende nuk ka të dhëna konkrete të një arrestimi.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën