Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar mirëpriti kthimin e përfaqësuesve të Listës Srpska në institucionet kosovare.
Pjesëmarrja e plotë në jetën publike dhe institucionale, përfshirë këtu edhe Kuvendin dhe Qeverinë, për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është mënyra më efikase që të punojnë në interes të elektoratit të tyre dhe të jenë pjesë aktive e proceseve politike në Kosovë, duke ndarë përgjegjësitë në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta", thuhet në deklaratën e Zbogar.
Ky hap, sipas tij, është shumë inkurajues për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu edhe për Kosovën në tërësi./atsh/