TIRANE – Një grabitje si në filmat aksion ka ndodhur pak pas mesditës së sotme (rreth orës 13:00) në një banesë në katin e shtatë të një pallati në kryeqytet, ndërsa autorë të saj ishin vetëm dy djem të mitur.
Ngjarja ka ndodhur në një pallat 7-katësh buzë rrugës në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, në katin e fundit të tij. Të rinjtë Xhefri Keta dhe Armando Meçe kanë përdorur litarin, ndërsa janë arrestuar vetëm pak momente pas aktit të grabitjes teksa largoheshin nga vendngjarja.
Të arrestuarit mendohet të kenë pasur informacion që në banesë nuk ndodhej njeri në orarin që ata kanë planifikuar grabitjen.
Të miturit kanë ngjitur shkallët, janë ngjitur në tarracën e pallatit 7-katësh dhe duke u varur me litar në ballkonin e apartamentit që synuan të grabisnin, kanë mundur të futen brenda tij duke marrë me vete një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra.
Gjithçka do të kishte shkuar shumë mirë për ta dhe ndoshta asgjë nuk do të merrej vesh për aksionin e tyre, nëse një grua nga hyrja e një pallati përballë nuk do të kishte njoftuar policinë.
Ajo ka parë gjithë skenën dhe dy të rinjtë teksa ndihmonin njëri-tjetrit duke u varur me litar nga tarraca për në ballkonin e apartamentit që grabitën.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe bëri të mundur arrestimin në flagrancë të dy djemve, të cilët po përpiqeshin të largoheshin nga zona bashkë me paratë e vjedhura në banesë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com