TIRANE- Pas një orë e 20 minuta ka zbritur nga vinçi ish i përndjekuri politik Xhemal Zhuri, 61-vjeç, i cili kërcënoi se do t'i jepte fund jetës nëse nuk merrte këstin e gjatë të dëmshpërblimit për vuajtjen në burgjet e diktaturës. 

Ngjarja ndodhi pranë një pallati në ndërtim në rrugën "Ibrahim Rugova", përballë Kishës Ortodokse.

Zhuri ka tentuar të hidhet nga vinçi edhe dy herë të tjera, në shkurt të vitit 2012 dhe në nëntor të vitit 2015, nga i njëjti vinç ku edhe u ngjit pasditen e kësaj të enjte.

Zhuri ankohet se nuk ka marrë këstet e dëmshpërblimit për vitet e kaluara si i përndjekur nga regjimi komunist. Por ky pretendim i tij hidhet poshtë nga Ministria e Financave.

Përmes një deklarate për mediat, MF sqaron se Zhuri ka marrë këstin e shtatë të dëmshpërblimit për vitet e kaluara në burgjet e diktaturës. 

Forca të shumta policie dhe shërbimit zjarrfikës mbërritë në vendin e ngjarjes dhe negociuan me të, për zbritjen nga vinçi. 

Vinçi, rreth 70 metra i lartë, ndodhet pranë një pallati në ndërtim.

Disa muaj më parë një tjetër person kërcënoi se do t'i jepte fund jetës duke u ngjitur te vinçi që po përdoret për ndërtimin e stadiumit "Qemal Stafa". Ai u shpëtua pas negociatave të policisë. 





Ora 18: 30 MF: Ish i përndjekuri ka marrë 7 këste dëmshpërblim
Ministria e Financave ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme ku ish i përndjekuri politik, Xhemal Zhuri, kërcënoi me hedhje nga vinçi për shkak se s'ka marrë këstet e dëmshpërblimit.
 
Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Financave sqaron se kësti i gjashtë është mbyllur për të gjithë përfituesit e kategorisë së parë, "persona ish-te përndjekur politike qe janë në jetë" dhe tashme ka filluar procesi për pagesën e këstit 7 për të njëjtën kategori.
 
z. Xhemal Zhuri ka përfituar pagesën e këstit të gjashtë në datën 07.10.2016.
 
Ndërkohë në datën 10.02.2017, ne llogarinë e tij personale në bankë, ka kaluar edhe pagesa e Këstit 7, e cila nuk është tërhequr akoma nga personi i tij.
 
Ministria e Financave sqaron gjithashtu se në sistemin e Agjencisë së Pagesave kësti 7 figuron "pa paguar", për arsye se personi nuk është paraqitur për ta tërhequr pagesën nga llogaria e tij në bankë, por data përbri, vërteton kalimin e pagesës në bankë.

dokumenti
(Zhuri ka marrë 7 këste dëmshpërblim)

Ora 18:15 Zhuri zbret nga vinçi, qytetarët e presin me entuziazëm
Pas një orë e 20 minuta ka zbritur nga vinçi ish i përndjekuri politik Xhemal Zhuri, 61-vjeç, i cili kërcënoi se do t'i jepte fund jetës nëse nuk merrte këstin e gjatë të dëmshpërblimit për vuajtjen në burgjet e diktaturës.