Ish-ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati,  ka reaguar për herë të parë pasi kreu i qeverisë e la jashtë listave të kandidatëve për deputet.

Me një mesazh të koduar në rrjetet sociale, Bushati i është përgjigjur kreut të qeverisë, me të njëjtën gjuhë qe përdori Rama pak ditë më parë për të ku tha se ka zbritur me kohë nga treni.

“Nuk ka rëndësi se në cilin tren udhëtoni, e rëndësishme është se në cilin stacion treni zbrisni”, thuhet në foton e postuar nga Bushati.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë se Bushati në momentin që u largua si drejtues politik në Shkodër, tha se zbriti nga treni, dhe se nuk ka dalë në terren si shokët e tij të vjetër që janë në listë. Kreu i qeverisë tha se nuk mban inate me askënd dhe se ai e ka mbështetur madje kur i ka kërkuar që të bëhet sekretar i në OSBE.

1615563433_bushati.jpg

Foto e postuar nga ish-ministri Ditmir Bushati në rrjetet sociale