Ekspedita arkeologjike shqiptaro-italiane, organizuar nga Instituti i Arkeologjise në bashkëpunim me Universitetin “Aldo Moro” të Barit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë, ka arritur të zbulojë në afërsi të fshatit Qesarat të Tepelenes një ndërtesë luksoze me një shtrirje të gjerë, prej së cilës janë gërmuar pjesërisht dy ambjente te shtruara me mozaikë. Një mozaik i tretë, i gjetur i copëzuar, duket se i takon një kati te sipërm të ndërtesës.

“Pa frikë do e quaja qytet i Mozikëve”,tha arkeologu Taulant Rama.

Po nga ky territor në vitin 2025 u zbuluan fragmente të një tjetër mozaiku polikrom. Ndërsa në vitet 80 të shekullit të kaluar janë gjetur rastësisht dy mozaikë të tjerë që mbeten të gërmohen nga arkeologët.

Gatë punimeve arkeologjike në rrënojat e një ndërtesë komplekse luksoze që mendohet e shek. III, u zbulua një dysheme me mozaikë polikrom me motive gjemetrike dhe njerëzore, një mozaik bardhë e zi me motive gjeometrike e floreale, pjese pikturash murale e kulture materiale. Dyshemet me mozaikët e bukur janë zbuluar ngjitur me muret e rezidencës luksoze dhe megjithë disa dëmtime të pjesshme, përgjithësisht janë në gjendje të mire.

"Në një situiatë të tillë merr rëndësi ideja se sa mund të vazhdohet me mundësinë e një parku arkeologjik në këtë territor për të shtuar zbulimet e reja”, tha Eduard Shehi arkeolog.

Territori i vendosur në fshatin Qesarat është studiuar vite më parë edhe nga gërmimet arkeologjike të shpëtimit të kryera nga arkeologu Taulant Rama, ka qënë një zonë me interes të lartë arkeologjik.

Qesarati përfshihet në zonën e Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” dhe shumë shpejt të kthehet një një destinacion të rëndësishëm të turizmit kulturor në këtë rajon, thane arkeologët që drejtojnë fushatën e kërkimeve në kuadrin e projektit shqiptaro-italian “Arkeologjia e peizazhit në zonën Tepelenë-Memaliaj”.