Zbulim befasues në Egjipt, arkeologët gjejnë sarkofagun nga Mbretëria e Mesme, 21 shekuj Para Krishtit!

Zbulim befasues në Egjipt, arkeologët gjejnë sarkofagun nga Mbretëria e Mesme, 21 shekuj Para Krishtit!

Sarkofagu i zbuluar në Egjipt së fundmi

Egjipt- Dy grupe egjiptologësh francezë (arkeologë) zbuluan një sarkofag nga Mbretëria e Mesme këtë dhjetor, gjatë një fushate gërmimi në kompleksin Luxor, në një vend ku të tjerët e kishin bërë më parë, por pa sukses. 

Zbulimi u bë publik nga drejtori i Institutit të Egjiptologjisë në Universitetin e Strasburgut, Frédéric Colin, në një deklaratë të botuar këtë të dielë nga gazeta DNA (Dernières Nouvelles d'Alsace).

“Sarkofagu u gjet më 16 dhjetor kur unë po përgatisja raportin tim të fundit të fushatës dhe kur vendi dhe materiali duhej të mblidheshin", tha Colin. “Sarkofagu ofron mbi të gjitha një vizion origjinal dhe këndvështrim sesi egjiptianët u kujdesën për paraardhësit e tyre, në varësi të faktit nëse e ruajtën apo jo kujtimin e të ndjerit, varret e të cilit rizbuluan”, theksoi egjiptologu.

Sarkofagu, i cili daton nga fundi i shekullit të 21-të deri në fund të shekullit të 18-të para Krishtit, "është i mbrojtur në një arkë druri të bërë me porosi". Egjiptologu e ka klasifikuar zbulimin si një "thesar". Studiuesit "prekën vetëm shtresën ku ndodhej arkivoli, gërmimi i tij do të rifillojë në fillim të fushatës së ardhshme në tetor 2025", thekson ai.

Ky sezon gërmimesh, i cili zgjati disa muaj, u organizua bashkërisht nga Universiteti i Strasburgut dhe Instituti Francez i Arkeologjisë Orientale. Ekzaminimi i detajuar i vendit të ri të varrimit të Mbretërisë së Mesme (nga shekulli i 21-të deri në shekullin e 18 para Krishtit) do të kryhet sezonin e ardhshëm në 2025.

Ishin zbulimet e bëra në 2018 dhe 2019 të pesë sarkofagëve të tjerë nga Mbretëria e Re (nga shekulli i 14-të deri në shekullin e 9-të para Krishtit), që çuan në vendimin për të organizuar një fushatë të re këtë vit për të përcaktuar nëse ata ishin një varr i izoluar apo pjesë e një grup më të madh.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë

VIDEOLAJM/ Plazh në janar, qytetarët sfidojnë të ftohtin në Vlorë