Prej afro një muaj një grup arkeologesh shqiptare e gjermane kane bere kerkime e germime edhe në ne kalanë e Albanopolisit e cila gjendet në Zgërdhesh të Krujes. Në pikën më veriore të Qarkut të Durrësit. Germimet janë bere mbrenda kesaj kalaje dhe jane zbuluar disa varre qe i perkasin periudhes romake të vonë.
Në këtë kala kishte më shume se 30 vite qe nuk ishte germuar, dhe gjate ketyre kerkimeve arkeologët e një ekipi të përbashkët shqiptaro gjerman të kryesuar nga arkeologia Dr Elvana Metalla nga instituti arkeologjik Tirane si dhe nga Dr.Thomas Maurer nga unirversiteti Geothe i Frankfurtit.
Këtu arkeologët kanë spieguar se po kryhen gërmime arkeologjike që janë një bashkëpunim i frytshëm mes Institutit Arkeologjik të Tiranës dhe Institutit Goethe të Frankfurtit. Fillimisht gërmimet kanë nisur në zonën brenda mureve të kalasë së Zgërdheshit në të cilen janë zbuluar disa varre me tulla si dhe dy varre te strukturuara me djegie.
Që i përkasin periudhës së vonë romane. Në to është gjendur edhe një inventar objektesh arkeologjike me interes. Arkeologët kanë thënë se do të gërmojnë edhe në muret antike te kalasë ilirike, nderkohe qe edhe jashte kalase ata prisnin që të gjenin gjera me vlerë të periudhave të ndryshme.
Zbulimet sipas arkeologut gjerman janë përqëndruar fillimisht në zonën e nekropolit dhe më pas në drejtim të mureve të kalasë janë kryer disa investigime duke arritur që të vendosen në planet e ardhëshme të gjitha stukturat e mureve me gurë pellazgjikë, sondime që bënë që të arrihen përfundime shkencore për të gjitha strukturat e mureve të kalasë së Zgerdheshit.
Po me interes janë paraqitur edhe kërkimet në pjesën e jashtëme të kalasë. Sipas ekipit këtu është zbuluar pjesë e një rotonde prej guri dhe për përcaktimin e saktë të ketij monumenti ende nuk është dalë me konkluzione përfundimtare.
Albanopoli është një qytet ilir, qendër e fisit të Albanëve. Përmendet për herë të parë në mesin e shekullit të dyte nga Ptolemeu. Mendohet se ai ngrihej aty ku janë sot rrënojat e qytetit ilir të Zgerdheshit. Emri i tij do të thotë qytet i Albanëve. Gërmimet dëshmojnë se është zhvilluar mbi bazën e një vendbanimi protourban. U shndërrua në qytet në fundin e shek IV P.K.