Zbulimi i fundit në Egjipt, arkeologët nxjerrin nga shkëmbi 40 mumje me dorëshkrime demotike (FOTO)

Zbulimi i fundit në Egjipt, arkeologët nxjerrin nga shkëmbi 40 mumje me dorëshkrime demotike (FOTO)

Mumjet e gjendura nga arkeologët në Touna El-Jabal

EGJIPT- Zbulimi i parë arkeologjik i shpallur për vitin 2019, është një vend me 40 mumje dhe një numër të shumtë objektesh qeramike, sarkofagë dhe papirusë më ngjyrë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Antikiteteve Egjiptiane, përmes një postimi në një rrjet social.

Zbulimi është bërë në Touna El-Jabal, pranë Minya, pak më shumë se 200 km në jug të Kajros. Sipas autoriteteve egjiptiane, 40 mumjet u gjendën në dhoma varrimi të cilat u gërmuan në shkëmb.

Arkeologët besojnë se u përkasin një familjeje të klasës së mesme, që ndoshta mund të ketë jetuar në periudhën Ptolemaike, Romake ose Bizantine. Midis tyre, dhjetë mendohet se janë fëmijë. Mumjeve u janë pikasur gjithashtu edhe dorëshkrime demotike, e njohur si një formë e thjeshtuar e shkrimit të priftërinjve në Egjiptin e Lashtë. 

Ky është i treti vit radhazi që Touna El-Jabal lakohet në Egjipt si vend i thesareve arkeologjike. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD