Zbulimi i 'shqiptarit të mirë' John Bolton

Zbulimi i 'shqiptarit të mirë' John Bolton

John Bolton

Në fillim ishim të trembur se pas marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, përmes shkëmbimit të territoreve, ishte Presidenti Trump. Natyrisht kur do të bëjë diçka Presidenti i SHBA, e bën. 

Kur dëgjonim që Presidenti Hashim Thaçi kërkonte fshatrat e Luginës së Preshevës t’i bashkoheshin Kosovës, ishim të frikësuar jo aq se sa do fitonte apo humbte Kosova, por për më shumë se aq, për ruajtjen e parimit të ndarjes etnike që është bombë vrasëse në Ballkan, për ndikimin që do kishte tek vendet e tjera me pakica etnike dhe mbi të gjitha për fuqinë me të cilën po avanconte ky projekt.

Pastaj u tha se këtë punë e ka në dorë këshilltari John Bolton. Përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë, në një takim të mbyllur me gazetarë, në fund të korrikut 2018, na shpjeguan se plani i Sekretarit Bolton bazohej mbi atë që quhej “shkatërrim krijues”, pra për një riformatim të ri të raporteve Kosovë- Serbi, duke ndryshuar gjithçka. 

Të gjithë ishin të paqartë se çdo të bënte Bolton, por ishim të qartë se ai po bënte një gjë. Dhe bota shqiptare nuk e donte. Nuk e donte prej qëndrimit të tij kundër bombardimeve të NATO-s më 1999 në Kosovë dhe prekjes së një teme delikate siç ishte shkëmbimi i territoreve. Por diplomatja amerikane na “qetësoi” se Sekretari Bolton paskësh ardhur në Shqipëri dhe kishte takuar Pandeli Majkon në Manëz, tek kampi i opozitës iraniane dhe ky ishte argument se ai e donte Shqipërinë.

Pastaj rrodhën shumë ujëra. Bolton u konfliktua me Trump dhe doli në skenë Ricard Grenell dhe libri i Boltonit. Grenell u portretizua si diplomat problematik, që kishte acaruar raportet e SHBA me Gjermaninë dhe Europën në tërësi, por që po e shkundte temën e paqes Kosovë- Serbi.

Ky nuk foli më për shkëmbime territoresh, por për projekte ekonomike, dhe për këtë, hyri në betejë dhe me taksën 100 për 100 të Kosovës, ndaj mallrave serbe.

Tre ditë para se të realizohej takimi Kosovë- Serbi, që konsideroj si një plan që do zgjidhte krizën përmes ekonomisë, publikimi i akt-akuzës ndaj Hashim Thaçit e shkatërroi takimin. 

Riçard Grenell tha se nuk ka ekzistuar kurrë ideja e shkëmbimit territoreve dhe se takimi do të merrej me anën ekonomike të dy vendeve. Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve, ka qenë ide e Boltonit.

Pasi “parajsa” ekonomike nuk u realizua, situata u bë tragji-komike. Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton, papritur u bë i dashur për ata që e urrenin në Shqipëri, pasi është distancuar nga përfolja e një plani për shkëmbim territoresh si ide e tij, siç e thotë ambasadori Grenell. Bolton ja ka atribuar këtë ide, dy presidentëve të rajonit, atij të Serbisë dhe Kosovës.

Pra në fillim dyshuam që ishte Trump, pastaj Boltoni, pastaj Grenelli,dhe pasi Boltoni dhe Grenelli u zunë me njëri tjetrin, “kopili” i mbeti në derë Thaçit dhe Vuçiçit.

Këtu fillon dhe komedia shqiptare. Të gjithë mbajtësit në këmbë të teorisë konspirative dhe patriotike njëkohësisht, se Shtëpia e Bardhë po ndan Kosovën përmes marrëveshjes, dhe akoma më keq parashikime të rënda të Albin Kurtit të tipit: “Në shtëpinë e Bardhë, po mprehen thikat për të copëtuar Kosovën”, tani përfunduan të besojnë atë, që e quanin sharlatan, që thotë se këtë gjë e paska bërë Thaçi me Vuçiqin.

Dmth Thaçi e Vuçiqi, sipas këtij versioni, paskan vendosur me njëri tjetrin me shkëmbye territore, dhe të njihnin reciprokisht njëri tjetrin, por nuk kanë mundur të bindin SHBA, që nga Trump deri tek Boltoni e Grenelli. Çudi si nuk e kanë bërë pa pyetur, se BE e SHBA kanë thënë që nëse ata bien dakord për çdo gjë vetë, ne nuk jemi kundër.

Tani ose mbani të qeshurën, ose mbani frymën. Po më serioze është të mbani mendjen në kokë, kur bëni sikur besoni që për Kosovën vendosin Thaçi dhe Vuçiqi.  

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja